
E papritur! I rrëmbejnë partneren, Salion eliminohet nga “Love Island Albania”!
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ne në Tring besojmë se emocionet dhe momentet e bukura që fëmijët përjetojnë janë me të vërtetë të rëndësishme pasi ndikojnë në sjelljen dhe formimin e tyre. Për këtë arsye përkushtohemi çdo ditë duke përzgjedhur një programacion argëtues, informues dhe edukues dedikuar atyre pasi fëmijët shkëlqejnë kur ju jepet mundësia të shprehin veten në mënyrën më të lirë.
Ju tashmë e dini se eventet e organizuara për fëmijë në Tring janë një traditë. Ndaj si çdo vit rikthehemi me 3 Qershor në orën 10:00 në ambientet e Tring Tv në rrugën e ‘’Qelqit”, Kombinat, me një festë të mahnitshme të organizuar për fëmijët, e cila do të sjellë lojëra, aktivitete dhe emocione të paharrueshme.
Fëmijë, merrini prindërit për dore dhe ejani të argëtohemi të gjithë së bashku me aktivitetet si më poshtë:
Gara me makina nga GoCart
Të gjithë fëmijët e apasionuar pas makinave dhe aventurave të shpejta, do të mund të provojnë ndjesinë e garës në nje pistë të organizuar me makina të vogla. Një eksperiencë emocionuese që do t’u dhurojë një argëtim maksimal.
Takim me personazhet e preferuar
Asnjë festë për fëmijë nuk është e plotë pa personazhet e tyre të dashur. Në këtë event, fëmijët do të kenë mundësinë të takohen me personazhet e tyre të preferuar si Derrkucja Peppa, Masha, heronj dhe princesha të ndryshme. Kjo do të krijojë momente të gëzueshme për fëmijët, dhe ata do të kenë mundësinë të zbulojnë magjinë e krijuar nga personazhet që i adhurojnë çdo ditë nga ekrani.
Bouncing Game nga Pema e Artë
Bouncing game është një aktivitet argëtues dhe tërheqës për fëmijët. Ata do të kenë mundësinë të luajnë duke kërcyer me gjithë energjinë e tyre të pashtershme.
Xhiro me Trenin shumëngjyrësh
Treni shumëngjyrësh do të sjellë një atmosferë magjike për fëmijët. Ata do të kenë mundësinë të shëtisin dhe të zbulojnë destinacione të reja.
Këndi i Gatimit
Nuk mund të mungonin ëmbëlsirat e shijshme në këndin e gatimit. Fëmijët do të provojnë ëmbëlsira të të shëndetshme shumëngjyrëshe, të përgatitura me shumë dashuri nga pastiçeri Nela.
Sensory Play
Aktivitetet me punime dore për fëmijët janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i angazhuar ata në mënyrë kreative. Prandaj nuk mund të mungonte këndi i Sensory Play ku fëmijët do të mund të krijojnë art, të ndërtojnë dhe të zbulojnë botën rreth tyre.
Xhiro me poni nga Equos Resort:
Të gjithë fëmijët e apasionuar pas kafshëve dhe aventurave do të mund të bejnë një xhiro me mikun e tyre simpatik poni.
PaintBall nga Bunker Paintball
Një aktivitet emocionues dhe me andrenalinë që do të ofrojë sfida strategjike dhe bashkëpunuese mes fëmijëve
Pra, kalamaja të gjitha këto dhe shumë aktivitete të tjera surprizë ju presim që t’i zbuloni të shtunën ora 10.00 në ambientet e Tring TV.
Pas vendimit të Denisit që të bëhet çift me Aishah, Salioni mbeti ‘single’ dhe produksioni mori vendimin që do t&e...
Ilaçet për humbje peshe po marrin shumë vëmendje këto ditë dhe tani Oprah Winfrey po merret me këtë temë. Nd&eu...
Sporti shpesh mund të jetë shumë mizor. Ka shumë ulje-ngritje, fitore dhe disfata, dhe vetëm një lëvizje e gabuar mund ...