
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Rita Ora dhe partneri i saj regjisori, Taika Waititi kanë pozuar së fundmi për kopertinën prestigjoze ‘Vogue’ të Australisë. Dyshja kanë pozuar për një sërë fotosh ndërsa kanë treguar detaje të romancës dhe martesës së tyre.
“Çështja e marrëdhënieve në çift ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara, por edhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin. Unë e dua dashurinë. Gjithmonë jam frymëzuar nga dashuria”-është shprehur Rita.
Ndërkohë edhe regjisori Taika u shpreh se se ndihej i relaksuar dhe i qetë sa herë që ishte pranë Ritës.
Ata folën për albumin “You & I”, në të cilin Rita frymëzohet dhe rrëfen dashurinë e saj me regjisorin e famshëm.
Këngëtarja tregoi të gjithë procesin e krijimit të albumit dhe u shpreh: “Ka qenë një dëshmi e ndodhive të dy viteve të fundit. Sinqerisht, s’kam menduar për gjë tjetër dhe thjesht kam shkruar ndjesitë e mia. Doja t’i nxirrja nga vetja dhe konceptet u bënë këngë dhe këngët, album. Ishte kaq organike. Gjatë procesit, lidhja ime me Taika-n ishte një prej frymëzimeve më të mëdha, por po përjetoja edhe miqësi të reja me njerëz që më kuptonin”, tha ajo, duke shtuar se edhe këto ndërveprime njerëzore shërbyen si muzë.
Regjisori thA se te Rita admiron faktin që është shumë frymëzuese. “Kam punuar për 20 vite pa asnjë pushim. Për mua, është frymëzuese që të shoh dikë që punon dhe motivohet, reflekton shumë ndjesi të miat dhe është shumë e hpur dhe e sinqertë”.
Ai tregoi se për të famshmit është e vështirë të gjejnë kohë për njëri-tjetrin por ky është çelësi për një raport të gjatë.
"Duhet të siguroheni që të kaloni kohë bashkë. Mendohet se është e thjeshtë që të gjesh kohë, veçanërisht kur njerëzit janë të famshëm dhe shumë të zënë, por nuk është kështu. Kjo është martesa, marrëdhënia, ka të bëjë me gjetjen e atij personi që do të shoqërohesh dhe sigurisht, të gjesh kohën për ta bërë këtë”./Living
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...