News / 5 Qershor 2023, 18:39

Konsiderohej një prej grave më të bukura në botë, aktorja e famshme është shpërfytyruar aq shumë nga operacionet plastike sa nuk njihet më

Konsiderohej një prej grave më të bukura në botë,

Ylli i serialit “Melrose Place”, aktorja e njohur Heather Locklear, konsiderohej një prej figurave më premtuese në industrinë kinematografike amerikane, si dhe një prej grave më të bukura në vitet ’80, por duket se asgjë s'ka mbetur nga imazhi i saj i së shkuarës. Së fundmi është fotografuar në rrugët e Malibusë dhe duket komplet e shformuar nga ndërhyrjet e shumta estetike.

Konsiderohej një prej grave më të bukura në botë,

Konsiderohej një prej grave më të bukura në botë,

Pamjet e saj janë publikuar menjëherë në rrjetet sociale ku fansat kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth gjendjes së Heather.  Përveç operacioneve, ajo njihet për abuzimin me alkoolin dhe shpërthimet e saj agresive. Një prej rasteve është kur dhunoi partnerin gjatë një debati, aq sa u desh ndërhyrja e policisë.

Në një rast tjetër, 61-vjeçarja u arrestua pasi përplasi makinën në një shtyllë dritash pranë shtëpisë së saj në Kaliforni, ndërsa në automjet u gjet një shishe alkooli.

Nga viti 1986 deri në vitin 1993, ajo ka qenë e martuar me bateristin e “Motley Crue”, Tommy Lee, i cili më vonë u martua me Pamela Anderson. Më pas ajo ra në dashuri me kitaristin e “Bon Jovi”, Richie Sambora. Çifti u martua në Paris në vitin 1994 dhe pritën në jetë një vajzë, Ava, e cila tashmë është 22 vjeçe. Ata u shkurorëzuan në vitin 2006, por për shkak të vajzës kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Horoskop