I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar homologun e tij britanik, Rishi Sunak, lidhur me komentet e këtij të fundit rreth fenomenit të ardhjes së emigrantëve shqiptarë me gomone. Sipas të përditshmes "The Telegraph", Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se po "shton dramën" mbi emigrantët shqiptarë, kur ata përbëjnë vetëm 2% të numrit të përgjithëm të emigantëve të paligjshëm. Në një përditësim mbi ecurinë e masave të qeverisë angleze për të ndaluar trafikun njerëzor me gomone, Sunak tha se ka një rënie të dukshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Angli.
Shifrat janë ulur nga rreth 30% vitit të kaluar në 2% gjatë katër muajve të parë të këtij viti.
Në fjalën e tij kryeministri i vendit u shpreh: "Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerë dhe shfrytëzon dramën e emigrantëve shqiptarë për përfitime politike. Gati 2% e totalit të emigrantëve që kanë hyrë në Britaninë e Madhe kët vit, ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është e ulët."
Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat kur ata flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, Sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin dhe targetimin e shqiptarëve. Sipas Ramës, komentet e saj vitin e kaluar për të ashtuquajturit "kriminelët shqiptarë" që kalojnë kufirin detar me gomone të vogla, mund të konsiderohen gjithashtu krim.
Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e imigracionit të Home Office për dëbim nga Britania e Madhe. Një ekip prej 400 personash punonjësish është ngritur për të gjurmuar një numër të madh prej 17,000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të sjellë dëbimin e tyre.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...