Marsela këndon De André, koncerti fantastik që tregoi lidhjen e saj shpirtërore me këngëtarin e njohur Italian
Nëse mbrëmjen e djeshme nuk keni qënë të pranishëm në koncertin e Marsela Çibukaj në nder të javës italiane të kulturës, dijeni që keni humbur një spektakël shumë të bukur.
Kush është ndjekës i Living ka lexuar më patjetër dhe intervistën e saj kur ishte e pranishme në kopertinën e muajit shkurt 2023, në të cilën ajo shprehu edhe kënaqësinë e të qenit ambasadore e kulturës italiane:
”Titulli si Ambasadore e Italisë mes dy kulturave, asaj shqiptare dhe italiane... E kishe menduar ndonjëherë?
Jo, nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë shumë e bukur që ky titull m’u dorëzua nga Ambasadori Italian në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci. Ndër vite jam munduar të jem vetvetja dhe të sjell në skenë për publikun, të gjithë formimin tim artistik, duke krijuar kështu një urë të fortë midis dy popujve, midis këtyre dy tokave fqinje të mrekullueshme, kaq të afërta gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, siç janë Shqipëria e Italia.”
E pikërisht për t'i dhënë dhe shqiptarëve një pjesë të kulturës me të cilën ajo është rritur dhe ka ndikuar në Marselën që është sot, erdhi ky recital me repertorin e kantautorit dhe këngëtarit Fabrizio De André, në bashkëpunim me Ambasadën italiane, Ministinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës.
View this post on Instagram
Përveç këngëve ajo ndau me publikun dhe historinë e saj që nga vajtja në Itali, njohja me mësuesen e muzikës e cila i dhuroi dhe kasetën e parë me këngë të De André.
Nuk mund të mungonte kurrsesi në skenë krah saj këngëtari dhe instrumentisti, Vitmar Basha, njëkohësisht dhe partneri i saj. Ai e shoqëroi duke kënduar këngën "Andrea".
Ky koncert u mbyll me një lajm që me siguri fansat e saj kanë kohë që e presin. Albumi i ri i Marselës është rrugës dhe do të lançohet me një koncert edhe më të bukur se ky që ishte mbrëmjen e djeshme.
Horoskop
Më të vizituarat

Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...

Në festën e 'shthurur' të 18 vjetorit të djalit të saj, Madonna na la pa fjalë të gjithëve
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...

Më e qartë dhe e vendosur se kurrë, Vesa Luma e di mjaft mirë se ç'duhet të bëjë pas kthimit nga Zelanda e Re
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...