
I thjeshtë dhe i shijshëm, ja si të përgatisni kek me mollë për 10 minuta
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Qershitë janë një nga frutat që pëlqehen nga të rinjtë dhe të moshuarit.
E vetmja negative e tyre është se nuk i gjejmë gjatë gjithë vitit në raftet e dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve. Por me ruajtjen e duhur mund t’i shijojmë ato për disa muaj.
Mënyra më e mirë për të ruajtur
Gjithçka fillon që në momentin e parë që sillni qershitë në shtëpi. Ndani ato të freskëta nga ato që kanë njolla kafe në to. Hiqni gjithashtu ato që janë hapur. Më pas vendosini në frigorifer nëse nuk keni ndërmend t’i hani brenda orëve të ardhshme.
Kur t’i lani ato
Mënyra më e mirë për të rritur jetëgjatësinë e tyre është t’i mbani ato sa më të thata. Praktikisht, kjo do të thotë që kur i lani para se t’i vendosni në frigorifer, atëherë ato prishen më shpejt. Mundohuni t’i vendosni në një enë hermetike dhe midis shtresave vendosni një pecetë të thatë për të thithur lagështinë.
Magazinimi në ngrirje
Nëse dëshironi t’i vendosni në frigorifer për t’i shijuar gjatë gjithë vitit, atëherë lajini me ujë dhe ndani qershitë që kanë shenja, siç thamë më sipër. Vendosini qershitë në një tepsi në mënyrë që të mos prekin njëra-tjetrën dhe vendosini në frigorifer për disa orë. Më pas mund t’i transferoni në një qese ose enë dhe t’i ktheni në frigorifer,në ngrirje.
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...
Prej fillimit të muajit shtator, sipas mjekëve të shërbimit ambulator dhe klinikave private, në vend janë shtuar rastet e të...