
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Kjo recetë u përgatit nga Arti i Gatimit
Përbërësit: 300 g oriz për pilaf, 600 ml ujë, 100 g mëlçi qengji, 400 g mish qengji, 2 lugë salcë domatesh, 2 kokrra domate të pjekura, 100 g rrush i thatë, 100 g fistikë, 100 g gjalpë, 1 lugë e vogël kanellë, 1 lugë e vogël sheqer, 1 kokërr qepë, vaj ulliri, kripë dhe piper.
Përgatitja: Fillojmë duke prerë mishin në copa jo shumë të vogla. Më pas pastrojmë dhe lajmë mëlçitë e qengjit dhe i presim në kubikë. Vendosim një enë në zjarr dhe hedhim vaj ulliri dhe shtojmë edhe gjalpin. Më pas hedhim mishin e qengjit të prerë në copa jo shume të vogla. E leme të skuqet për disa minuta. Në një enë tjetër, hedhim përsëri vaj ulliri. Pasi vaji ullirit nxehet, shtojmë qepen e grire hollë. E kaurdisim dhe me pas shtojmë mëlçitë e prera në kubikë. I lëmë së bashku të marrin një skuqje në zjarr të ulët. Tek ena më pas hedhim kanellën, pak sheqer, kripe dhe piper, i trazojmë mirë. Gjithashtu shtojmë edhe fistikët e me pas rrushin e thatë por të regjur pak në ujë. Grijmë domaten edhe ja shtojmë përbërjes. Më pas shtojmë edhe salcën e domates. E trazojmë mirë të gjithë përbërjen. Ndërkohe bashkojmë edhe mishin që kemi skuqur më parë. E trazojmë mirë. Hedhim edhe ujin e ngrohte te masa e përgatitur dhe e trazojmë. Masën e përgatitur e lemë për disa minuta të marri një valë. Më pas e hedhim me kujdes në tavën ku kemi hedhur orizin. E përhapim mishin në mënyrë të njëtrajtshme dhe tavën e futim në furrë të parangrohur në 220° për 30 minuta. Pasi të përfundoj pjekja e mishit dhe e pilafit , e shërbejmë sipas dëshirës.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...