Kuzhina / 25 Qershor 2023, 18:03

Tiramisù me qershi dhe qumësht të kondensuar

Tiramisù me qershi dhe qumësht të kondensuar

Kjo recetë u përgatit nga Erida's kitchen

Duke qenë se temperaturat janë rritur ndjeshëm, sot kemi vendosur t'ju zbukurojmë dhe freskojmë darkën me një tiramisù ndryshe, me qershi dhe qumësht të kondensuar.

PËRBËRËSIT: 200 g biskota Savoiardi, 500 g mascarpone, 200 ml panna për ëmbëlsira, 300 g qumësht i kondensuar, qumësht normal për të lyer biskotat dhe  250 g qershi.

PËRGATITJA: Fillimisht rrahim mascarpone-n me rrahës. Më pas shtojmë panna-n dhe qumështin e kondensuar dhe i rrahim derisa kremi të bëhet i plotë. Lyejmë biskotat me qumësht nga të dyja anët dhe i rendisim në tavë. Hedhim gjysmën e kremit dhe grijmë sipër qershi. Vendosim shtresën tjetër biskotave dhe shtojmë kremin e mbetur. E dekorojmë sipër me qershi të grira ose të plota. E mbulojmë me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për 2-3 orë. Në fund mund t'i shtoni qumësht të kondensuar nëse keni dëshirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)

Horoskop