Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të "Kënga Magjike" 2024
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Kur mora ftesën për të vizituar Malin e Zi, Portonovi ishte vendndodhja për të cilën dija apo kisha dëgjuar më pak. Pritshmëritë që kisha ishin: peizazhe mahnitëse, kodra që zhyten në Mesdhe dhe perëndime vezulluese, ndërkohë që çdo gjë tjetër do të ishte surprizë. Kam udhëtuar dhe herë të tjera në Mal të Zi dhe e dija që do të gjeja nje vend të përshtatshëm për pushime, një vend të thjeshtë për të lundruar apo zbuluar, me njerëz mikpritës dhe miqësorë dhe në fakt, jo vetëm që nuk u zhgënjeva, por u mahnita.
Vizita jonë u zhvillua në Marina Portonovi, thënë ndryshe, një resort që ndodhet në Herceg Novi, në fillim të Gjirit Boka, pikërisht aty ku gërshetohen bukur ngjyra turkeze e detit Adriatik dhe kreshtat e Malit të Zi.
Portonovi shkrihet në harmoni totale me këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO, mes majave fluturuese dhe rrugicave të ngushta gjarpërushe që të ftojnë për turizëm historik në qytete të vjetra mesjetare si Herceg Novi apo Kotorri, të kolonizuara nga venecianët, spanjollët dhe osmanët, që të marrin me vete në udhëtime imagjinare mes kujtimeve, legjendave, miteve, manastireve të fshehura mes kalldremëve dhe përzierjeve të pasura kulturore.
Megjithatë, Portonovi është më shumë se sa një resort luksoz me shërbime elitare të një cilësie të padiskutueshme, është një fshat turistik, ku jeta bëhet idilike, midis natyrës, gjelbërimit, dyqaneve moderne, jahteve, varkave dhe rezidencave luksoze.
Portonovi është një perlë e Adriatikut dhe shtëpia e shumë ndërtesave moderne, elegante, me shije Mesdheu që derdhen në një panoramë aq të bukur sa do të doje që koha të ndalej. Kështu që nëse jeni duke menduar për pushimet e verës dhe jeni të bindur që lokacioni është hapi i parë që duhet vendosur, Portonovi është një MUST.
Nuk ka rëndësi nëse jeni duke kërkuar të investoni në një pronë, të merrni me qira një vilë, rezidencë apo apartament, Portonovi ua ofron të gjitha këto. Aty mund të gjeni 218 rezidenca, ndër të cilat edhe 10 vila të brand-uara One&Only që për ata që nuk e dinë, është një tjetër kompani luksoze që ofron udhëtime në vendet më frymëzuese të botës për pushime të bukura, me hijeshi unike.
I famshëm për vilat e mëdha private, brand-i One&Only ka zgjedhur Portonovin si destinacion të dytë për të zhvilluar prezencën e tyre në Ballkan, pas Greqisë, duke ofruar vila mbresëlënëse me kate me tipologji të ndryshme, që variojnë nga 560m2 deri në 900m2.
Rezidencat që do të gjeni në Portonovi kanë disenjo elegante, mobilim modern, me paleta ngjyrash toke, hapësira të bollshme dhe me zona të ndara për qëtësinë dhe prakticitetin e gjithë familjes. Ato ndodhen mes vitrinave, bareve dhe restoranteve me kuzhinë autentike, vilave dhe duplex-eve me arkitekturë klasike mesdhetare me kolona dhe harqe spektakolare, sa të duket vetja sikur je në rivierën italiane dhe vetëm gjuha të rikujton vendndodhjen e vërtetë.
Spa, plazhe private, oborre, veranda, ballkone, pishina, lule e palma 100-vjeçare për pasdite të ngadalta jo vetëm vere, por jete, sepse në Portonovi dielli ju shoqëron 270 ditë në vit.
Jeta si në filma nuk mbaron këtu, sepse Marina Portonovi ju fton që të ankoroni varkën apo jahtin tuaj, që të lundroni të qetë për të zbuluar ishujt e afërt ose që të bëni udhëtime në brigje të tjera, a të bëni gara shpejtësie në lundrim, të dilni për peshkim ose rrezitje, rëndësi ka që kryefjala të jetë: pushime të paharrueshme.
Parajsa e fshehur që zbulova vetë e para, ofron mundësi për shumë shije, mbi të gjitha për familjet që duan një arratisje nga përditshmëria dhe lodhja profesionale sepse në Portonovi mund të qëndrosh një natë apo një muaj të plotë në rezidencat e reja, plot hapësira dhe mobilje moderne.
Dhomat luksoze dhe organizimi i tyre i brendshëm lejon dhe pushime në grupe të mëdha, por dhe romanca në çift. Pamja e mrekullueshme, oborret e kuruara me lule dhe bimësi, pishinat private dhe ushqimi i shijshëm do ju përkedhelin çdo ditë të qëndrimit tuaj.
Stafi i kualifikuar jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të kuptoni jetën komunitare të Portonovit, por dhe do t’ju ndihmojnë që të gjeni restorantin e duhur, ose për të zgjedhur varkën e përshtatshme, apo për të shijuar koncertet dhe ngjarjet e organizuara brenda resortit.
Portonovi është projektuar duke marrë parasysh çdo detaj, si për shembull palestra apo mundësitë për stërvitje për ata që duan t’i qëndrojnë besnik stilit të jetës së tyre edhe gjatë pushimeve, duke ofruar një mori aktivitetesh që mund t’i ndryshoni çdo ditë të qëndrimit tuaj sado i gjatë të jetë ai.
Nëse doni të blini, rezervoni dhe krijoni pushimet më të bukura për verën 2023 dhe të ardhmen tuaj, e keni gjetur vendin e duhur: quhet Portonovi.
Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin "E diela shqiptare" të gjithë artistët që do të kualif...
Sapo ka mbërritur koleksioni i ri i fustaneve të nusërisë së Vera Wang, për vitin 2025.I quajtur "Thelbi i Verës", ky kolek...
Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kus...