Turizmi / 7 Korrik 2023, 15:17

"Ju flet Radio Tirana", një nga vilat e para moderne të kryeqytetit do t'i nënshtrohet më në fund restaurimit

"Ju flet Radio Tirana", një nga vilat e para moderne të

Ish-godina e Radio Tiranës, një prej simboleve më të rëndësishme të identitetit urbanistiko-kulturor të kryeqytetit, më në fund do të restaurohet. Lajmin e mirë e bëri me dije ministrja e Kulturës Elva Margariti me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale ku shkruan se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti.

"Një lajm i mirë për trashëgiminë kulturore! Ish-godina e Radio Tiranës do të restaurohet! Në mbledhjen e tij më të fundit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi projektin për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë II. E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore është një nga vilat e para moderne në qytet.

"Ju flet Radio Tirana", një nga vilat e para moderne të

"Ju flet Radio Tirana", një nga vilat e para moderne të

Aktualisht ajo paraqet dëmtime të shumta në çati, fasadë, dysheme, dyer, dritare, në elementë të brendshëm e të jashtëm. Ndërhyrjet e miratuara në KKTKM, janë konform ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe në respekt të statusit të monumentit. Ato konsistojnë në restaurime të çatisë dhe dyshemesë, fasadës, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, restaurimin e kapiteleve, pastrimin dhe lyerjen e kangjellave, plotësimin me sistem hidraulik e elektrik, sistemimin e oborrit të jashtëm etj,"-shkruan Margariti në Facebook. 

Horoskop