
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Vera është gjithmonë më komplekse kur bëhet fjalë për veshjet dhe kombinimet e tyre. Sikleti shtohet akoma më tepër kur kemi planifikuar një udhëtim dhe nuk dimë se çfarë të veshim.
Në këtë artikull të zgjedhur për ju, do të listojmë 4 kombinime të cilat mund t’i vishni në udhëtimet tuaja dhe që gjithnjë do t’ju shoqërojë eleganca.
1. Këmishë oversize dhe pantallona të gjera
Një këmishë oversize e kombinuar me një palë pantallona të gjera në të njëjtën ngjyrë, zëvendësojnë një kostum klasik dhe si rrjedhojë do të dukeni bukur dhe do të keni një komoditet maksimal.
2. Një set i lehtë me thurje
Seti i lehtë me thurje me në modelin me shirita jo vetëm që është i rehatshëm, por gjithashtu ju lejon të udhëtoni me klas. I kombinuar me një palë këpucë pak të larta, është veshja më e thjeshtë dhe më në modë për të udhëtuar.
3. Xhinse dhe një këmishë
Ndonëse jemi në periudhë pushimesh, ka ende nga ata të cilët marrin avionin për takime pune. Në këtë rast një kombinim ideal do të ishin xhinse të drejta, me një bluzë mini, një këmishë lino mbi bluzë dhe një palë sandale me pak takë. Me këtë kombinim nuk është nevoja për një kostum klasik, për t’u dukur tepër zyrtare.
4. Jumpsuit
Sigurohuni që në udhëtimet tuaja të keni me vete një jumpsuit. Përveçse do hiqni një stres të madh për kombinimin, ato janë super të rehatshme sidomos kur janë të gjera. Jumpsuit- ët mund t’i vishni me sandale me takë, ose me një palë sandale të sheshta.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...