
Tjetër sukses për Lea Ypin, profesoresha e njohur merr medalje ari nga Shoqëria studentore më e vjetër në botë
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...
Është një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të vendit dhe ka një histori të veçantë. Xhamia e Gjin Aleksit u ndërtua në shekullin e XVI rreth vitit 1590 në tokën e dy vëllezërve të cilët nga katolikë u konvertuan në myslimanë. Ndodhet, në fshatin Rusan të Delvinës dhe mendohet se është ngritur mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin me urdhër të Vezirit të Madh të Perandorisë Osmane. Në punimet e saj mësohet se kanë marrë pjesë edhe vëllezërit që përqafuan islamin.
Myftiu i xhamisë, Bledar Ali, tregon se ndërtimi i këtij objekti kulti u mirëprit atë kohë nga banorët e fshatit.
Xhamia karakterizohet nga një arkitekturë e veçantë. Punimet janë një përzierje e stilit ottoman dhe atij bizantin. E veçantë është po ashtu edhe akustika. Në oborrin e saj ndodhen edhe dy objekte të tjera kulti të besimeve te ndryshme, një kishë dhe një teqe, dëshmi e bashkëjetesës fetare, vlerë e shqiptarëve trashëguar në shekuj.
Për historinë dhe arkitekturën xhamia tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë. Xhamia e Gjin Aleksit është monument kulture i kategorisë së parë dhe restaurimet e realizuara vitet e fundit e rikthyen në identitet këtë objekt kulti me rëndësi të veçantë.
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...
Prej fillimit të muajit shtator, sipas mjekëve të shërbimit ambulator dhe klinikave private, në vend janë shtuar rastet e të...
Supermodelja e njohur kanadeze, Linda Evangelista, një nga engjëjt e Gianni Versace-s në fillim të viteve '90 ka lëshuar së fund...