Dashuria e madhe e Margarita Xhepës, aktorja rrëfehet si rrallë herë për bashkëshortin
Në jetën e Margarita Xhepës ishte një dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave, megjithatë i ba...
Udhëtimet me miqtë gjithmonë mbeten ato më të bukurat dhe kur zgjedh edhe vendet e duhura për të vizituar, e sigurt që do të jenë pushimet e ëndrrave.
Në këtë artikull do të shihni 5 destinacione të cilat duhet t’ i vizitoni të paktën një herë në jetë më miqtë tuaj.
1. Në Tel Aviv për kërkimin e tendencave
Tel Avivi është i njohur jo vetëm për peizazhin dhe plazhet e tij novatore, por edhe për skenën e lulëzuar të artit të rrugës.
Duke vizituar lagjen bohem të Florentin-it, mund të admironi murale shumëngjyrëshe, shabllone dhe grafite në stile të ndryshme me shumë domethënie.
Nëse do të gjendeni atje, një turne në Levinskey është gjithashtu i pashmangshëm, si dhe Hatikva, një lagje me një komunitet të larmishëm nga pikëpamja artistike dhe kulturore, karakteristika që gjenden edhe në krijimet e shkrimtarëve.
2. Talini, për një fundjavë kulturore
Kryeqyteti i Estonisë, Talini, njihet për kompanitë më të suksesshme të biznesit. Nga pikëpamja turistike, ai ofron një nga qendrat historike mesjetare si “Muzeun e Jetës së Qytetit të Talinit” dhe “Muzeun e Fotografisë”, aq më tepër që nëse zgjidhni t’ i vizitoni të dielën hyrja është falas.
3. Dyqanet e Parisit
Nëse ditët kushtuar blerjeve kanë mbetur të njëjta që nga adoleshenca atëherë në dyqanet e Parisit do kuptoni vërtetë konceptin e blerjeve. Parisi njihet si ikona e modës, nga “Louis Vuitton” deri te “Coco Chanel” dhe aty do ndiheni vërtetë të llastuar që mund të shihni dhe blini ato që vërtetë i keni dëshiruar.
4. Në kopshtet e Sllovenisë
Nëse pasioni juaj janë sportet, ecja, aktivitetet në natyrë, Sllovenia është destinacioni ideal për një udhëtim me miqtë.
Sllovenia konsiderohet dhe si një parajsë e gjelbër në zemër të Evropës. Për shembull, ju mund të zgjidhni të ecni në shtegun alpin slloven, i cili kalon përmes një peizazhi të mrekullueshëm që përfshin 21 maja, duke përfshirë Alpet Juliane. Dhe, kur ndjeni nevojën për një pushim, ka 49 streha alpine ku mund të freskoheni dhe të bisedoni me miqtë tuaj.
5. Për një ‘party’ në Berlin
Berlini njihet për jetën e natës, të cilat konsiderohen si më të gjallat në botë. Ka një shumëllojshmëri mbresëlënëse klubesh, diskotekash që janë shumë mirë të organizuara dhe ku niveli i argëtimit arrin majat.
Në jetën e Margarita Xhepës ishte një dashuri e madhe: Xhaviti. Ai gjithashtu aktor, por në Teatrin e Kukullave, megjithatë i ba...
Këngëtarja e famshme Taylor Swift duket se nuk i interesojnë komentet e fundit të Scooter Braun. Pas grindjes së tyre pesë vjet ...
Reperi i njohur Bardhi ka marrë vëmendjen e ndjekësave kohët e fundit për shkak të një mbarëvajtjeje jo të mir&eu...