Konferenca për dezinformimin gjinor: Në Shqipëri gratë "dhunohen" dhe nga mediat
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...
Dëshira për të qenë e pëlqyeshme nga gjinia e kundërt është e natyrshme dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse shumica e vajzave po përpiqen ta gjejnë përgjigjen e pyetjes “Çfarë iu pëlqen meshkujve”
Siç duket ekspertët kanë arritur t’i gjejnë përgjigjet:
Ambicia
Ne jetojmë në një botë të mbushur me ngjarje dhe plot me ritëm. Dhe kjo ndoshta është arsyeja se përse dëshira për ta jetuar një jetë të plotë, të mahnitshme, për t’i shndërruar ëndrrat e çmendura dhe planet në realitet dhe për të aspiruar gjëra të tjera përderisa ende kërkoni burime të inspirimit është faktor i rëndësishëm i cili i bën vajzat të duken atraktive te meshkujt.
Pasiviteti dhe dembelia te vajzat nuk pëlqehen aspak nga meshkujt. Duhet përmendur se as vajzave nuk iu pëlqejnë meshkujt të cilët janë dembelë dhe pasivë, transmeton Telegrafi.
Të dukurit gjithmonë e freskët dhe jo e lodhur
Është fakt i njohur se pagjumësia na bën të dukemi keq. Në një studim, meshkujve u ishin treguar fotografi të disa vajzave joshëse, disa prej të cilave kishin bërë 8-9 orë gjumë, dhe të disa tjerave të cilat nuk kishin fjetur fare mirë. Meshkujt kishin raportuar se ato të cilat nuk kishin fjetur fare kishin qenë më pak joshëse, më të mërzitshme dhe më “agresive”.
Sensi i humorit
Kur përshkruhet vajza e përsosur, asnjëherë nuk mungon fakti se ajo duhet të ketë sens të mirë të humorit. Pra, studimet e shumta tregojnë se vajzat të cilat dinë të tregojnë barcaleta dhe i kuptojnë shakatë janë shumë më joshëse në sytë e meshkujve.
Qeshja
Pa pasur nevojë të shtojmë shumë fjalë këtu, vajzat të cilat nuk frikësohen t’i shfaqin emocionet janë gjithmonë të dëshirueshme nga meshkujt.
Vetëbesimi
Meshkujt kanë qejf t’i komplimenetojnë gratë të cilat vetë e dinë se i meritojnë ato fjalë. Megjithatë, vetëbesimi i një gruaje për bukurinë e saj është karakteristikë shumë joshëse.
Gjendja emocionale
Sipas meshkujve, lloji më i keq i femrave janë ato vajza të cilat kanë pikëpamje negative.
Fushatat dezinformuese shënjestrojnë kryesisht gratë në politikë, aktivistet, gratë që janë pjesë e grupeve t&eum...
Miqësitë e sinqerta mund të lindin në çdo kohë, madje dhe në situatat më të paparashikueshme. Mirëpo p&eum...
Një tragjedi ka ndodhur mesnatën e djeshme në Irak ku një dasmë me afro 300 të ftuar, është kthyer në tragjedi. ...