Bien rrjetet sociale: Facebook, Instagram dhe Whatsapp shfaqin probleme në të gjithë botën
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Ky material u përgatit nga Ilva Mile - Psikologe klinike
Një komponent thelbësor në parandalimin e abuzimit seksual në fëmijëri është të folurit hapur dhe shpesh me fëmijën tuaj rreth sigurisë personale. Abuzimi i fëmijëve është i frikshëm, por bisedat rreth abuzimit nuk kanë pse të jenë tilla. Mësojini fëmijës rregulla të thjeshta për sigurinë personale të cilat mund t’i kuptojnë dhe t’i mbajnë mend. Edukojeni veten për të kuptuar shenjat e abuzimit dhe si të veproni nëse ndodh. Bëjini fëmijës pyetje të hapura, praktikoni të dëgjuarin aktiv dhe besojeni atë. Studimet tregojnë se fëmijët të cilët janë më të informuar për trupat e tyre dhe që zhvillojnë biseda të hapura me një të rritur të besueshëm kanë më pak gjasa të abuzohen dhe më shumë gjasa të tregojnë kur përjetojnë abuzim.
1.ZHVILLOJINI HERËT BISEDAT PËR ABUZIMIN SEKSUAL
Kyçi është që të filloni t’i zhvilloni këto biseda kur fëmijët janë ende të vegjël dhe t’i bëni shpesh. Zhvillimi i bisedave të hapura dhe suportive me fëmijët që në moshë të vogël i ndihmon që të identifikojnë situatat e rrezikshme dhe i inkurajon për të kërkuar ndihmë nga ju ose nga të rriturit e tjerë. Vazhdoni të zhvilloni diskutime të tilla edhe teksa fëmijët rriten.
2.FLISNI RRETH ZHVILLIMIT SEKSUAL
Të gjithë përjetojnë një proces natyral të zhvillimit seksual që shoqërohet me ndryshime fizike dhe me më shumë njohuri rreth sjelljes seksuale. Teksa fëmijët rriten dhe kalojnë stade të ndryshme të zhvillimit, ata zakonisht shfaqin një kuriozitet të natyrshëm për sa i përket seksualitetit. Bisedat e hapura me fëmijën rreth seksualitetit normal dhe të shëndetshëm ju ndihmojnë që të fitoni besimin e fëmijës.
3.MËSOJINI FJALËT E DUHURA PËR TË FOLUR PËR TRUPIN E TYRE
Mësojini fëmijës fjalët korrekte për pjesët e trupit dhe shpjegojini që disa pjesë janë private dhe askush nuk duhet t’i prekë apo t’i shohë. Mësojini se megjithëse është e natyrshme që të jenë kuriozë për trupat e të tjerëve, pjesët intime të trupit janë private. Mësojini që është ok të thonë “JO” dhe të kërkojnë ndihmë nga një i rritur të cilit i besojnë, edhe në ato raste kur situata nuk duket shumë serioze. Nëse fëmija nuk dëshiron të përqafojë një pjesëtar të familjes, mos e kundërshtoni këtë zgjedhje.
4.FLISNI PËR KUFIJTË E SHËNDETSHËM
Kufijtë shërbejnë për të ndarë çfarë mund të tolerohet dhe çfarë jo. Mësojini fëmijës që të gjithë kanë kufij dhe është shumë e rëndësishme që t’i respektojnë kufijtë e të tjerëve dhe të kërkojnë të njëjtën gjë prej tyre. Mësojini fëmijës si të vendosë kufij të shëndetshëm, shpjegojini që ata janë personi i vetëm që mund të marrë vendime për trupin e tyre. Shpjegojini që abuzimi nuk është asnjëherë faji i tyre dhe që nuk do të fajësohen nëse në disa raste e kanë të pamundur të vendosin kufij. Bëjuani të qartë që duhet t’ua tregojnë juve këto situata.
5.FLISNI PËR RREZIQET NË INTERNET
Kontrolloni rregullisht faqet që ata vizitojnë, rrjetet sociale apo aplikacionet që fëmija përdor për të bërë detyrat, për të folur me shokët, shoqet apo për t’u argëtuar. Bëjini me dije që duhet të dini nëse diçka e pakëndshme i ndodh online. Mësojini që nuk duhet të ndajnë informacion apo foto personale online si adresa e shtëpisë, shkolla, numri i telefonit apo foto private.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure aplikacionet si “Whatsapp”, “Facebook” por edhe “Instagram” kanë shfa...
Grida Duma, ka krijuar një stil identitar të sajin, por duket që ‘arma e ftohtë’ e saj në cdo veshje është k&eu...
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti...