
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana
Përbërësit: 1 kg bamje, 300 g mish, 2 kokrra qepë mesatare, 3 domate të freskëta, 3 speca jeshilë, 1 gotë ujë, vaj, kripë dhe piper.
Përgatitja: Në fillim lani bamjet dhe lërini të kullojnë. Vendosini në një pecetë të thatë kuzhine që të thithin komplet ujin e tyre dhe prijini bishtat në formë konike dhe jo drejt, në mënyrë që mos të hapen gjatë gatimit. Në një tavë hidhni pak vaj dhe piqini bamjet në furrë. Më pas në një tigan shtoni vaj dhe nisni të skuqni qepën e grirë hollë. Shtoni mishin dhe specat dhe kaurdisini të gjithë përbërësit bashkë. Më pas shtoni domatet, të cilat më parë i keni qëruar dhe prerë në kubikë të vëgjël. Shtoni piperin e zi dhe lërini të ziejnë derisa të thithin të gjithë lëngun dhe kalojini në tavë sipër bamjeve. Shtoni një gotë ujë dhe pëerzijeni me kujdes. Vendoseni tavën të piqet në furrë me 200 gradë për rreth 60 minuta. Kjo tavë del me yndyrën e vet dhe pa u prishur forma e bamjes. Ju bëftë mirë!
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...