
Sot festa e beqarëve, ç'thotë legjenda për Shën Faustinin
15 shkurti njihet si festa e beqarëve, fill pas ditës së të dashuruarve. Dita e beqarëve njihet ndryshe si festa e Shën Faustinit....
Shqipëria çdo vit e më tepër po kthehet në një ‘fole’ pushimesh për turistët nga e gjithë bota. Prej disa ditësh biznesmenia e njohur amerikane Ivanka Trump, vajza e ish- presidentit Donald Trump po gjendet në Shqipëri duke shijuar bregdetin e jugut.
Fillimisht ajo vizitoi Sarandën para pak ditësh, e cila u zbulua përmes disa fotove të bëra virale nga mikesha e ngushtë e babait të saj, Ildiko Varga.
Por ajo nuk është mjaftuar me kaq, me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që në fakt kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.
Me të njëjtin jaht ajo vizitoi dhe Sarandën para pak ditësh.
Siç duket vajza e ish- presidentit qenka mrekulluar nga Shqipëria pasi edhe vitin e kaluar ajo erdhi dhe vizitoi Përmetin, Kepin e Rodonit, Butrintin dhe ishullin e Sazanit nën shoqërinë e bashkëshortit dhe Naser Al Kalif i cili është presidenti i PSG-së. Deri tani ende nuk ka pasur ndonjë postim nga vetë Ivanka, por ndoshta ajo ka vendosur që t’i kalojë këto pushime në privatësi të plotë.
15 shkurti njihet si festa e beqarëve, fill pas ditës së të dashuruarve. Dita e beqarëve njihet ndryshe si festa e Shën Faustinit....
TikTok tashmë mund të shkarkohet lehtësisht edhe në Amerikë, pasi platforma është rikthyer për përdorim në gji...
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt t&eu...