
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
"Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri" ishte ky titulli i para pak javëve i "The Telegraph" që ftonte pushuesit britanikë të zbulonin plazhet magjike të jugut të Shqipërisë. Ndërsa lexuesit e "The Guardian" zbuluan në faqet e këtij buletini një shkrim miklues për veriun e vendit tonë. "Muzika më përloti, ja pse u dashurova me Shqipërinë" ishte artikulli i radhës që promovonte tokën e shqiponjave. Janë këto disa prej qindra shembujve se si Shqipëria po zë vend gjithmonë e më shumë në shtypin mbarëbotëror, duke u kthyer kësisoj në një nga destinacionet e preferuara të mijëra turistëve të thjeshtë, por edhe personaliteteve të njohura.
E fundit që ka vizitur vendin tonë është vajza e ish-presidentit të Shteve të Bashkuara të Amerikës, Ivanka Trump. Prej disa ditësh ajo ndodhet në Shqipëri bashkë me bashkëshortin dhe disa miq, ku kanë vizituar Sarandën, Butrintin, Përmetin dhe Kepin e Rodonit dhe duket se ndalesa e radhës ishte Tirana. Ditën e djeshme, të shoqëruar edhe nga kryeministri i vendit, Edi Ram, çifti amerikan a ka vizituar një nga muzetë më intrigues të kryeqytetit, Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Në një postim në llogarinë në Facebook të këtij muzeu, shkruhet: " Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve: “Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”. Ndërsa Ivanka Trump u shpreh: “Faleminderit. Gjithë të mirat për dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.
Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’ (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), është kthyer tashmë në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve. I hapur më 23 Maj 2017, ai është muzeu më i ri në Shqipëri dhe një nga më të veçantët që përpiqet t’u rrëfejë të rinjve dhe të huajve një nga periudhat më të errëta të historisë së vendit. Pozicionuar në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse: “Ringjallja e Krishtit” dhe pranë Bankës Kombëtare, ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991.
Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Përgjime, kontrolle, spiunime që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm. Ndërtuar në vitin 1931, godina, fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Por gjatë viteve të para të pasluftës u përdor si qendër hetuesie, një vend ku kryheshin tortura e ku shumë shpesh jeta prihej në mes.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...