I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar ditën e sotme në "Goodmorning albanians", ku bëri një parashikim të shkurtër për muajin gusht, i cili sipas saj do të ketë shumë tensione dhe sherre. "Gushti do jetë një muaj me tensione dhe shumë hiperbolik, pra hiberbolik në shprehjen e ndjenjave, hiperbolik në skandale, hiperbolik në shpenzime parash, hiperbolik në sjelljen tonë. Do jetë me turbulenca ndjenjash ky muaj. Muajin e fillojmë me hënën më spektakolare të të gjithë vitit, një hënë e bukur e plotë që do na bëjë shumë solidarë. Fillimi i muajit na fut në idenë që duhet të japim dhe marrim me njëri-tjetrin, pastaj fillon një mes muaji shumë i komplikuar dhe do kthehemi tek vetvetja, do bëhemi egoist. Mesi gushtit do sjellë sherre, debate, tensione. Ujor, Luan, Akrep dhe Dem do e përjetojnë më shumë. Kjo nuk do të thotë që dhe shenjat e tjera nuk do e përjetojnë, por këto katër shenja më shumë. Do dëgjojmë skandale dhe problematika më të nxehta këtë muaj. Tensionim më të madh të komunikimit ose kritika shumë të mëdha do marrin Virgjëreshët, Binjakët, Shigjetarët dhe Peshqit. Do vihen në qendër të sulmeve. Këta duhet të kenë shumë kujdes",- tha Meri.
Po si do të jetë gushti për të gjitha shenjat, zbulojeni më poshtë:
Dashi – Janë një nga shenjat më të komplikuara për të zgjidhur marrëdhëniet e tyre erotike në gusht. Do jenë të tepruar në sjellje, mund të kenë rikthime nga e kaluara dhe problematika, por do kenë dhe shumë tension. Deshët duhet të kenë kujdes në një marrëveshje pune rreth datës 7,8,10 gusht. Ka tentativa për biseda pune, por ka një ngecje që duhet ta kenë kujdes. Dashët që kanë sëmundje kronike duhet ta shikojnë me kujdes.
Demi – Do të jetë kryesori këtë muaj. Demët do kenë ndjesinë të bëjnë çfarë të duan. Çfarë tu dalë para do e bëjnë. Do ndjejnë tension në dashuri, në ekonomi, por dhe në mënyrën sesi reagojnë me të tjerët. Jeta e tyre mund të vihet në një disbalancë të vështirë gjatë gushtit.
Binjakët – Do të marrin kritika të mëdha, si nga familja, edhe nga ndonjë epror i fuqishëm që mund t’i japë më shumë punë sesa duhet. Duhet ta menaxhojnë mirë situatën. Vihen në një sprovë të fuqishme në diagonalen familje-karrierë. Në marrëdhëniet erotike nuk duhe të qëndrojnë peng i së kaluarës.
Gaforrja – Do tëmerren me ekonominë këtë muaj, marrin-japin, kredi, humbje, pra të gjithë Gaforret do merren me ekoniminë. Por do ketë dhe shumë tension. Do ketë dhe pabesira në miqësi pasi do kenë konflikte. Pra këtë muaj Gaforret do kenë probleme ekonomike dhe me miqësitë e tyre. Mesi i gushtit nuk është i mirë, por pas datës 16 me Hënën e re çlirohen.
Luani - Është një nga shenjat më të ekspozuara të muajit pasi kemi diellin në Luan. Ky është muaji i tyre, duan të vëën rregullin, disiplinën, urdhërat, por jeta e tyre është e komplikuar. Do kenë probleme me karrierën, me punën, me famën, me gjërat që nuk i kanë bërë si duhet. Ndonjë martesë anulohet, lidhje e re komplikohet, rikthehet ndonjë ish nga e kaluara, ose problem ekonomik nga e kaluara. Pas datës 16 hëna e re do i japë fillime të reja. Në datat 6,7,8 ka prapaskenë në punë.
Virgjëresha – Mërkuri futet në shenjën e tyre dhe ditët e para të gushtit do jenë në lëvizje, do ecin, punë, kontakte, biseda, projekte, do ndihen më të lehtësuar. Nga data 6,7,8,9 do fillojnë të ndjejnë pengesë në marrëdhënie në çift, pengesë me eprorët, pengesë në punë, në komunikim dhe kritika që vijnë në drejtim të tyre. Kështu që do tu mblidhen të gjitha dhe s’do dinë si të veprojnë, pas datës 16 do çlirohen dhe do ndihen më mirë.
Peshorja – Gushti do i bëjë Peshoret të tregojnë forcën dhe potencën e tyre. Duhet ta shfrytëzojnë fillimin e gushtit. Pastaj do merren me ekonominë, bilancet. Sidomos ekonomia vështirësohet pas datës 6, do fillojnë kritikat nga partnerët ose nga eprorët. Do vihen në qendër të kritikave në çështjet ekonomike. Pas datës 16 e marrin veten.
Akrepi – Janë një nga shenjat që do bëjnë më shumë karrierë dhe famë, por do kenë edhe tension. Ky është muaji i karrierës për ta. Do ndjejnë turbulencë. Kujdes në jetën sociale, në miqësi sepse do keni kritika. Mos merrni rrugën e shkurtër se do ju nxjerrë më gjatë. Kujdes në vendimarrje në datat 6,7,8,9.
Shigjetari – Do të kritikohen shumë në fushën e karrierës dhe familjes. Do kenë sherre, debate, gjithë mesi i gushtit do jetë me tensione. Kanë përgjegjësi familjare, detyrime ekonomike. Deri në datën 16 të shikojnë pastaj pas datës 16 me hënën e re të veprojnë.
Bricjapi – Do të japin kritika, do kapin mat, do i bëjnë të tjerët fajtorë. Shumë Bricjapë do ndikojnë në jetën e të tjerëve, në fushën ligjore, në fushën erotike. Do bëhen të lodhshëm duke kritikuar të tjerët.
Ujori – Fillon muaji me hënën e plotë në shenjën tuaj. Është hëna e plotë më e bukur e vitit. Ujorët do ecin do përparojnë, gjërat do shkojnë mirë dhe do flasin për një punë të rëndësishme. Do kenë një ngecje ekonomike, por do ja dalin me sukses.
Peshqit – Do të bëjnë shumë debate, shumë fjalë, thashetheme, kritika, ndryshime, lëvizje, si një orë e prishur. Pas datës 5 deri në 12 gusht ora nuk funksionon sido që ta kurdisë kështu që mos u nervozoni. Në fund të gushtit do çlirohen dhe do marrin sadisfaksion ekonomik.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...