Sëmureni shpesh dhe se kuptoni arsyen? Ndoshta nuk po flini mjaftueshëm
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Nga Paolo Fox
PESHORJA- Ka ardhur momenti i duhur për të reflektuar për zgjedhjet që duhen bërë në kuadër të vjeshtës. Nuk ka pengesa të mëdha, ose të paktën probleme më të rëndësishme duket se janë kapërcyer. Paqartësitë e vetme mund të kenë të bëjnë me çështjet ekonomike. Duke pasur parasysh kohën, është problem i të gjithëve. Fillon sezoni më premtues, ekziston mundësia për shtigje të reja profesionale, për t'u shkëputur nga rrugët e vjetra, për marrëveshje të reja. Për Peshoret nuk ka kufij. Ata që janë profesionistë të pavarur do të kenë mundësinë të zgjerojnë gamën e tyre të veprimit. Marrëdhëniet me aksionarët janë më të lehta se në fillim të vitit, mundur të shfrytëzoni një mundësi.
Ky është një qiell i rëndësishëm për të rinjtë, për ata që tani po fillojnë një praktikë. Çështjet burokratike mund të zgjidhen dhe mund të fitohet një sfidë. Nxënësit do t'i përballojnë testet e radhës me shpirt të lehtë. Ditët më të mira janë ato në fund të muajit. Vuajtjet kanë kaluar dhe vetëm ata që kanë pasur frikë të zbulojnë ndjenjat e tyre janë ende në një gjendje ngërçi. Në këtë moment, të ndarët do të kenë një dashuri të re në zemrat e tyre, çiftet që kanë përjetuar një krizë do të jenë më mirë dhe beqarët do të mund të fillojnë të jetojnë marrëdhënie të veçanta. Gjatë muajve të fundit tashmë diçka ka ecur në favor, ndaj edhe kënaqësitë nuk do të vonojnë.
Takimi fatal mund të ndodhë në çdo moment, edhe në vende të papritura, përderisa keni vullnetin për t'u emocionuar, për të ndarë një ndjenjë të pastër. Do të ketë marrëdhënie intriguese rreth 15 gushtit. Ata që kërkojnë dikë mund edhe të fluturojnë nga lulja në lule, pa u ndalur, vetëm për kënaqësinë e përvojave të reja. Datat 19 dhe 20 janë shumë fatsjellëse.
Në këtë gusht ndiheni më mirë, keni qëndrueshmëri të mirë. Është një periudhë përgjumjeje, por edhe përmirësimi. Edhe për ata që u është dashur të përballen me një operacion apo një problem të rëndësishëm. Ndikimi i yjeve i bën edhe më efektive. Sigurisht që është mirë gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj. Nga datat 19 deri në 31 do të keni goxha resurse.
AKREPI- Dëshironi t'i tregoni dikujt se mund t'ia dilni edhe pa ndihmën e tyre dhe këtu ndikon shumë padurimi apo pavendosmëria e muajve të fundit. Mund të mbyllni dhe hapni një përvojë të re, ose thjesht të kërkoni një ndryshim pune, për t'u përpjekur të përmirësoheni, nëse nuk e keni bërë ende. Kërkesat e refuzuara në muajt e fundit do të pranohen në fund të vitit. Marsi është në një aspekt të shkëlqyer, Saturni mbron shenjën tuaj, ndaj veprimet tuaja në njëfarë mënyre janë dhe do të jenë të suksesshme. Thjesht duhet të mbani nën kontroll trazimin që ndjeni brenda, sepse mund të kthehet në zemërim, duke ju bërë të ndiheni keq. Prandaj është e rëndësishme të shmangen qëndrimet e rebelimit si qëllim në vetvete. Përpiquni të veproni në mënyrë diplomatike për një rezultat të mirë, sidomos nga data 23 deri në datën 31. Ata që duhet të investojnë padyshim që do të ndihen pak më në vështirësi për të ndërmarrë rreziqe.
Këto ditë përpiquni të përqendroheni më shumë te dashuria. Shpresojmë të mos jeni mërzitur që kur Venusi filloi një tranzit nga 5 qershori. Ndoshta kjo është koha e duhur për të rishikuar zgjedhjet e deritanishme. Nuk duhet të tregohemi jo tolerantë dhe pesimistë për shkak të kundërshtimit të Jupiterit dhe aq më pak nga atmosfera elektrike, e shkaktuar nga Urani. Të gjithë këta planetë i bëjnë të qarta lidhjet e dashurisë dhe ka të ngjarë që prej disa muajsh të jeni të vendosur të mos i toleroni më të njëjtat gjëra. Pra, nëse keni partnerin e duhur, nuk ka problem, edhe nëse marrëdhënia ka ndryshuar thellësisht kohët e fundit. Vetëm se nëse nuk ndiheni të kuptuar, mund të zemëroheni. Zemrat e vetmuara s'duhet të përfshihen në marrëdhënie që janë të gabuara që në fillim, për shembull me njerëz të martuar ose shumë të largët. Mesi i muajit ju fton të bëni një analizë të kujdesshme të asaj që po përjetoni. Historitë që lindin tani mund të rezultojnë tërheqëse në fillim, por më pas më pak të lehta për t'u menaxhuar.
Gjatë kësaj kohe do t'ju duhet t'i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nuk jeni ndalur që nga fillimi i vitit, keni luftuar për të përmirësuar jetën tuaj. Në gusht do të jeni aq elektrikë sa mund të lodheni edhe me pushime. Kërkoni vende relaksi dhe kënaqësie, rrethohuni me njerëz që nuk ju nervozojnë. Përmirësim i dukshëm nga data 23 deri në 31. Do të keni pak nervozizëm për shkak të mungesës së gjumit ose ushqimit të keq.
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. ...
Rita Ora ka treguar trupin e saj të tonifikuar gjatë pushimeve në "Gold Coast" të Australisë, ku ka kaluar një ditë re...
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datt...