
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Nga Paolo Fox
SHIGJETARI- Është një muaj disi i lodhshëm për profesionin, idealja do të ishte të punonit sa më pak dhe të shijonit pushimet verore të merituara. Në të vërtetë nuk do të jetë aq e lehtë të ëlodheni plotësisht. Ndikimi i Merkurit, Marsit dhe Saturnit, kërkon domosdoshmërish një bilnac të shpenzimeve. Disa marrëdhënie do të ndryshojnë, veçanërisht nëse jeni sipërmarrës ose keni kompaninë tuaj. Ju mund të gjeni aleatë të rinj, për të anashkaluar disa marrëveshje, për të filluar diçka që nuk e keni përjetuar kurrë. Në përgjithësi, kur kemi Saturnin kundër, është më mirë të vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Ndaj ju këshillohen hapa të ngadaltë. Të rinjtë mund të përfitojnë nga ky moment për të nisur një punë që do të sjellë krenari në muajt në vijim.
Afërdita ka nisur një kalim të rëndësishëm që do të zgjatë deri në fillim të tetorit dhe do të zgjojë një pasion dhe dëshirë të madhe për liri që do të duhet të menaxhohet me kujdes. Ata që ndihen të keqkuptuar në çift, apo ndiejnë se pasioni u shuhet, do të përpiqen të gjejnë situata alternative. Në disa raste, dikush mund të dëshirojë edhe një lidhje jashtëmartesore, ose të paktën që lidhja zyrtare të rifitojë gjallërinë. Situata e muajit gusht është e favorshme për ata që kërkojnë dashuri me kohë të pjesshme, por pak kufizuese për të gjithë ata që janë në një lidhje prej disa kohësh dhe nuk besojnë më në të. Zemrat e vetmuara do të jenë të lumtura që do të jetojnë marrëdhënie të ndezura, pa premtime. Ata që mbeten vetëm në gusht duhet të pyesin veten nëse po kërkojnë dashuri apo po humbasin kohë pa e kuptuar. Fundjava e fundit e muajit sjell qartësi.
Jeni në njëfarë presioni këtë muaj. Ndoshta nuk keni kohë për t'iu përkushtuar pushimeve, pasi do të merreni projekte të shumta. Do të keni prioritete dhe përgjegjësi që nuk do ju lejojnë të largoni mendimet dhe shqetësimet. Kini kujdes në datat 10, 11, 17 dhe 18. Respektoni nevojat e trupit dhe përshtatni një mënyrë jetese të rregullt, edhe nëse entuziazmi do t'ju dalë jashtë kontrolli dhe do të mendoni se jeni të paprekshëm.
BRICJAPI- Muaj që teorikisht iu duhet kushtuar pushimeve, por në praktikë është kërkues dhe i mbushur ngjarje. Mund të bëni ndryshime nëse nuk jeni të kënaqur me punën që bëni. Duhet ta shihni të ardhmen me besim. Nëse muajt e parë të vitit ishin të pasigurt, ndonjëherë edhe të pakënaqshëm, rezultatet mund t'i shihni që tani, pasi gjithçka do të jetë më e lehtë. Gushti është muaji i pushimeve, por Bricjapi nuk pushon asnjëherë, pasi mendja e tij vetëm punon, zhvillon strategji dhe projekte të reja 24 orë.
Pas 15 gushtit do të merrni lajme të rëndësishme, dita e 28-të është interesante. Kjo periudhë kërkon maksimumin, inteligjencë, përkushtim dhe aftësi. Ata që kanë një aktivitet të lidhur me kontakte do të kenë edhe më shumë, ata që kërkojnë miratim, do ta marrin. Edhe nisja e biznesit tuaj mund të jetë një ide e mirë, yjet shpërblejnë guximin dhe aftësinë për të vepruar, cilësi që sigurisht nuk ju mungojnë. Kushdo që jeton një histori për shumë vite pa e zyrtarizuar, tani do të dëshirojë të martohet, ose të bashkëjetojë. Pas një ndarjeje, Bricjapët nuk fillojnë menjëherë aventura të reja. Maturia nuk është kurrë e tepërt, por shpresojmë që çdo rezervë të fshihet. Një histori që lind këto ditë do t'ju çlirojë shpirtin dhe t'jua bëjë zemrën të rrahë më shpejt. Për më tepër, kushdo që heq dorë nga një dashuri do të gjejë menjëherë një tjetër. Gushti kërkon më shumë. Do të bëni edhe takime të veçanta, fundi i muajit sjell këshilla dhe ndjesi të veçanta. Ju kujdeseni shumë për punën, por në gusht përpiquni të mos mendoni vetëm për detyrimet. Duhet vërtet të çlodheni dhe mbi të gjitha të besoni pak më shumë në vlerën e ndjenjave. Historitë që lindin tani fillojnë në një mënyrë argëtuese, pa angazhime.
Në aspektin psikofizik, yjet janë favorizues. Nuk ka planetë kundër. Do të mund të sqarohen shumë çështje të lindura në pjesën e parë të vitit apo edhe në 2022. Është e vërtetë që gjatë dy muajve të fundit keni akumuluar shumë stres, por tani mund të çliroheni. Do të ketë përmirësime për çdo problem të ri.
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...