
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Nga Paolo Fox
UJORI- Këshillohet që t'i menaxhoni financat me mençuri, ekziston mundësia e një shitjeje, e një blerjeje, e një marrëveshjeje, por njeriu nuk duhet të rrëmbeheni nga entuziazmi. Bëni kujdes në marrëdhënie me shefat, disa zgjedhje do të varen nga palët e treta që duhet të miratojnë një projekt. Nuk duhet të nxitoni! Edhe pranimi i një marrëveshjeje të re, një kontrate apo edhe më shumë, duke lënë të sigurtën për të pasigurt mund të konsiderohet si një rrezik. Asgjë serioze nëse do të vazhdoni të bëni atë që dini të bëni më mirë, por improvizimet nuk lejohen. Ortakëritë në këtë periudhë duhen vlerësuar hap pas hapi. Është e vërtetë që ka shumë kontakte, por duhet zgjedhur mirë dhe të lejohet ndonjë vonesë në përgjigje.
Për fat të mirë gushti është një muaj në të cilin jo të gjithë punojnë ose të paktën shumica kërkojnë relaksim. Pjesa e fundit e muajit është më e mira. Kjo mund të jetë koha ideale për të kufizuar veten në vlerësimin e mundësive të reja, duke menduar për ndryshimet e ardhshme. Mesi gushtit sjell dyzime të vogla. Dikush mund të lërë një punë për ca kohë për një tjetër, por vetëm nëse është vërtet fitimprurëse dhe e sigurt. Ndikimi i gjatë i Venusit sjell ende çështje të vogla emocionale për të zgjidhur. Janë me fat ata që nuk duan të japin siguri dhe të jetojnë marrëdhënie kalimtare! Është e rëndësishme që pakënaqësia apo lodhja në punë të mos përcillet edhe në dashuri. Kushtojini vëmendje personave që takoni, në këtë periudhë mund të tërhiqeni edhe nga një marrëdhënie e vështirë, ndoshta me një person të largët.
Nga data 15 deri në datën 20 nuk përjashtohet ndonjë pendesë. Këmbëngulja për të takuar dikë që është tashmë i martuar ose kërkon domosdoshmërish një përballej, është e gabuar. Nëse ka konflikte të forta, është më mirë të shmangni edhe shqetësimet rreth datës 22. Këtë muaj duhet të shmangni stresin. Rreth datës 15, mërzia mund të shndërrohet në trazim. Është e lehtë që disa tensione të bëhen të bezdisshme, prandaj mund të ketë sëmundje psikosomatike. Mundohuni të mbani nën kontroll nervozizmin dhe mbi të gjitha ekzagjerimet. Është më mirë të mos e teproni në gusht dhe të mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme.
PESHQIT- Muaji zbulon një dëshirë të madhe për t'u shfaqur, me disa dyshime të vogla vetëm në marrëdhëniet mes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Nëse, për shembull, puna juaj përfshin takime, diskutime ose duhet t'i raportoni një personi për punën tuaj, do të ketë diskutime; por mos u shqetësoni. Duhet t bëni kujdes sidomos në datat 9, 10, 11, 17 dhe 18. Disa përplasje planetare rrezikojnë sigurinë tuaj, ose do të jetë e nevojshme të gjeni njerëz të tjerë me të cilët të menaxhoni punën tuaj. Idetë tuaja do të jenë të suksesshme, por mos mendoni për rezultate të menjëhershme. Në gusht është normale të ketë vonesa, pasi jo të gjithë punojnë. Megjithatë, prisni të bëni më shumë sesa planifikoni. Hapen shtigje që do t'ju çojnë larg.
Kush jeton një dashuri të rëndësishme, duhet të përpiqet të mos ta shkatërrojë me dyshime të kota. Do të ketë të dashuruar që do të debatojnë për arsye të parëndësishme. Kini kujdes nëse kthehet një ish. Kush vendos për një ndarje, do të ndihet më mirë. Duket një paradoks, por ndonjëherë është jashtëzakonisht e rëndësishme të heqësh qafe një barrë. Këshillohet shmangia e debateve familjare në mes të muajit. Mesi i gushtit mund të jetë i vështirë për t'u menaxhuar për ata që nuk e respektojnë njëri-tjetrin ose që shkojnë vende që u shkaktojnë apati dhe mërzi. Kushdo që është zhgënjyer nga një dashuri nuk duhet të vazhdojë të mendojë se ndjenjat janë një kurth. Nëse një dashuri lind në gusht, në fillim do të jetë e diskutueshme, e bazuar edhe në një ironi thumbuese, por me kalimin e kohës do të rritet.
Për disa ka ardhur koha për të rifilluar projektet, ose për ta nisur nga e para, kjo do të kërkojë mund. Me pak fjalë, do të ketë shumë ankth, por është e rëndësishme t'i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Kujdes në datat 14, 20, 24 dhe 25. Ju këshillohet të mos ta teproni. Më mirë të bëni një shëtitje në natyrë. Mund të jetë një ilaç i vërtetë, antistres. Marsi mund të sjellë acarim ose inflamacione për lëkurat delikate. Mjeku juaj do t'ju japë këshilla nëse keni ndonjë problem.
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...