Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin
Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermer&eu...
Qyteti bregdetar i Sarandës ofron pafund eksperienca të mrekullueshme për çdo turist. Saranda është një destinacion ideal që krenohet me vendet e shumta unike, peizazhet dhe plazhet piktoreske, por kjo nuk është gjithçka që ky vend ofron. Saranda është dëshmia e një gërshetimi unik, ku ujërat e kristaltë jonian dhe kodrat e mbuluara me ullinj kryqëzohen sa me gjurmët e një qytetërimi të lashtë po aq edhe me qytetërimin modern.
Ky qytet mahnitës ruan në gjirin e vet thesare të një kulture e tradite shekullore, histori dhe kulturë të jashtëzakonshme. I ndodhur në skajin më jugor të Shqipërisë dhe i lashtë më shumë se dy mijë vite, ky qytet magjik dhe rrethinat e tij strehojnë shumë site arkeologjike e vende natyrore me vlera unike. Saranda është qytet që ofron një pafundësi aktivitetesh përgjatë gjithë vitit, por këtë 5 gusht nuk duhet të humbni eventin më unik dhe të jashtëzakonshëm. Folk On është eventi kulturor që do të mbahet në Sarandë mbrëmjen e 5 gushtit në pedonalen e qytetit.
Muzika tradicionale ka lindur midis kombeve, popujve dhe grupeve etnike të ndryshme si pasqyrim i jetës së tyre të veçantë. Zhvillimi i teknologjisë, shkëmbimet midis popujve dhe përzierja e kulturave duket se zbeh në një vështrim të parë, elementët unik të një krahine, ndaj ruajtja e traditës dhe qenia në kontakt me "rrënjët tona" është detyra më e rëndësishme ndër breza, për të mos humbur identitetin.
Përfshirja e muzikës tradicionale në eventet kulturore, në sezonin turistik, ka si qëllim jo vetëm argëtimin e publikut, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit. Muzika popullore shqiptare përfaqëson një pasuri artistike vërtet monumentale. Larg tingujve komercialë dhe më pranë origjinës dhe autentikes, ky aktivitet, koncert folklorik do të ketë në qendër muzikën polifonike dhe vallet, instrumentet nga Shqipëria e Jugut dhe jo vetëm.
Atmosfera autentike e folklorit jugor shqiptar do të shfaqë jo vetëm traditat e gjalla të Sarandës, por edhe të zonave përreth. Duke u zhvilluar në zonën e këmbësorëve buzë detit, ngjarja do të magjepsë të madh e të vogël.
Festimet do të nisin si një paradë e grupeve artistike me veshje tradicionale popullore, duke filluar nga Bashkia e Sarandës dhe duke vazhduar përgjatë shëtitores piktoreske ‘’Naim Frashëri’’, për të përfunduar në skenën madhështore ku do të zhvillohet koncerti. Në krye të paradës do të jetë një grup instrumental, që do të shoqërojë me muzikë gjatë gjithë paradës, duke shtuar atmosferën e gëzueshme.
Instrumentistët dhe grupet folklorike më të mira si nga Saranda ashtu edhe nga qytetet përreth si Grupi polifonik Saranda, Ansambli “Zëri i Bilbilit” Sarandë, Ansambli Polifonik Bejkë Bardhë Pilur, Grupi polifonik “Kaonet” Delvine, Grupi i valleve te Konispolit dhe artiste si Dilaver Emini, Martin dhe Gent Xuxi, do të performojnë në FOLK ON . Grupi i valleve popullore Delvine do të dhurojë gjithashtu shumë emocione mbi skenë.
Një fotoekspozitë me veshjet tradicionale më të rëndësishme të zonës së Sarandës të përzgjedhura nga Qendra Kulturore e Sarandës do të jetë gjithashtu pjesë e aktivitetit. Në periudhën ku qyteti gëlon nga festat, aktivitetet, turistët shqiptarë dhe të huaj, organizimi i një koncerti muzikor me fokus muzikën tradicionale dhe kostumografinë tradicionale, ka si qëllim jo vetëm promovimin e folklorit dhe vlerave por dhe krijimin e përvojave më të pasura dhe rritja e vlerësimit të kulturës.
Folk On padyshim do të jetë një vlerë e shtuar e eventeve kulturore në Sarandë.
Gripi i shpendëve i konfirmuar në disa ferma të Kasharit në Tiranë, nuk rezulton të ketë prekur qytetarë apo fermer&eu...
Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “SOL” me Adelina Hasanin, ku përjetoi një surprizë të pap...
Djali i Alban Hoxhës, ka festuar 10-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk mungoi urimi i veçantë nga mami Çiljeta. Këngëtarj...