
Pse Rihanna zgjodhi të vishte djalin me rozë në fotot e tij të para?
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Gushti përgjithësisht është një muaj i mbushur me festa dhe është një periudhë që nuk shfrytëzohet vetëm deti, por edhe pishina, liqenet pse jo dhe malet.
Le ta pranojmë se gjëja e parë kur na komunikohet një festë është stresi se çfarë do të veshim dhe si do kombinohemi. Ndaj Living për ju po sjell katër ide se si mund të visheni në këto katë destinacione gjatë muajit gusht.
Në liqen
Një festë në liqen kërkon sa thjeshtësi aq edhe elegancë. Një fund me temina, kombinuar me një 'body' në ngjyrë të zezë, sandale të sheshta dhe një çantë mini do ishte kombinimi më perfekt.
Nëse festa ku do jeni të pranishëm zhvillohet pranë ambienteve të një pishine, ideale do ishte një fustan i gjatë me dizenjo, një çantë krahu 'midi' , shapka me takë dhe sigurisht aksesor në ngjyrë floriri do ishin më të përshtatshme.
Për një festë në det, nuk ka asnjë veshje që mund të zëvendësojë sarongët. Sigurisht të kombinuar me një 'body' në ngjzrë të bardhë, një palë shapka të sheshta dhe një çantë dore, do të dukeni super 'cool'.
Keni festë në mal? Harrojini fustanet, sarongët, shapkat dhe çantat e vogla. Për në mal përgatituni të keni veshje të trasha sepse atje klima në këtë periudhë është e freskët. Një palë pantallona të gjata, një triko me mëngë të gjata, atlete dhe një çantë shpine e madhe do ishte kombinimi ideal.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...