
I thjeshtë dhe i shijshëm, ja si të përgatisni kek me mollë për 10 minuta
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Stina e vjeshtës është shumë afër dhe ndaj tani do të na duhet të fillojmë të mendojmë për garderobën e këtij sezoni.
Blerjet e tanishme duhet të përshtaten edhe stinën që na pret dhe pse jo të përfitojmë edhe nga uljet që mund të gjejmë akoma në dyqane.
Megjithatë përpara se të nisni blerjet duhet të keni parasysh se 6 gjëra të domosdoshme nuk duhet t’i mungojnë garderobës tuaj.
Pantallonat në ngjyrë të argjendtë
Kjo ngjyrë është në kulmin e modës prej kohësh, por këtë vjeshtë ky do të jetë modeli që do ta bëjë pamjen tuaj të shkëlqejë në çdo kohë.
Bluzë me dantella
Në një periudhë kalimtare si vjeshta, kur nuk dini kurrë çfarë të vishni, këmisha dhe bluzat me dantella mund t'ju ndihmojnë shumë për t'i dhënë një ndryshim super ‘wow’ pamjes tuaj.
Atlete
Sigurisht që nuk ka vjeshtë pa atlete. Këtë vjeshtë do të ketë një rikthim në modë të stilit të atleteve ‘Mexico 66’. Kështu që sigurohuni t’i keni një palë të tilla në garderobë.
Rrip ngjyrë kafe
Po ashtu këtë vjeshtë do të shohim një rikthim të rripave të trashë në ngjyrë kafe. Ideal për t’u kombinuar me një fund xhins, pantallona apo fustan të çdo gjatësie.
Çizme deri poshtë gjurit
Çizmet janë një nga gjërat që gjejnë përdorim më së shumti në stinën e vjeshtës. Me gjatësi deri afër gjurit dhe kombinuar me një fund ose fustan të shkurtër, do ju tregonte shumë elegante.
Bizhuteri argjendi
Dhe nëse në funksion të sezonit të ri po mendonit të rinovoni koleksionin tuaj të bizhuterive, investoni në bizhuteri argjendi. Ato janë gati të pushtojnë koleksionet e reja 2023.
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...
Prej fillimit të muajit shtator, sipas mjekëve të shërbimit ambulator dhe klinikave private, në vend janë shtuar rastet e të...