
Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ edhe në Britani, flet mjeku: Ekstremi arrin deri në paralizë mendore
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Përbërësit për 6 persona:● 500 g miell, 70 ml vaj ulliri, 8 g sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje, kripë, 1+ 1/2 gotë qumësht të vakët fare ose 1 gotë qumësht + ½ gotë ujë, 500 g spinaq ose barishte të egra, 1 thelb hudhër, 1 lugë gjalpë, djathëra sipas dëshirës: djathë të bardhë, Mozzarella ose djathë tjetër që shkrin.
Përgatitja: Në një tas ose në robot hedhim miellin, sodën e bukës, vajin, kripë, si dhe qumështin, të cilin e shtojmë pjesë-pjesë në varësitë nevojës që mund të kemi për brumin, i cili duhet të jetë i butë. E punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë si ai i byrekut. mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë 30 minuta larg rrymave të ajrit. Ndërkohë, spinaqin e ziejmë në tenxhere me ujë e pak kripë, e shtrydhim nga uji i tepërt dhe më pas e skuqim në një tigan me gjalpin dhe thelbin e hudhrës, të cilin e heqim sapo të marrë ngjyrë. Pas 30 minutave, brumin e ndajmë në 6 topa, të cilët i hapim me petës në formë të rrumbullakët, me diametër 20cm afërsisht. I mbushim me spinaq e djathë, i palosim në mes dhe i mbyllim mirë me pirun që të mos hapen (i lagim me pak ujë anësoret e petës që të ngjisë më mirë dhe i shtypim me pirun). Vëmë në zjarr një tigan gize që nuk ngjit ose atë që keni ju dhe kur të jetë ngrohur mirë, pjekim crescioni-it nga të dyja anët derisa të kenë marrë pak ngjyrë. Mund të konsumohen si të ngrohta, ashtu edhe në temperaturë ambienti.
Shënim: Nëse dëshironi, mund t’i skuqni në tigan me vaj kikiriku. Jjanë akoma më të mira kështu, por kanë më shumë kalori.
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...