Kuzhina / 17 Gusht 2023, 18:08

Rosto me mish viçi siç e bënin dikur nëpër dasma

Rosto me mish viçi siç e bënin dikur nëpër dasma

Kjo recetë u përgatit nga Arti i gatimit

Rosto me mish viçi është një pjatë tipike e të dielave ose e festave familjare, sidomos dasmave kështu që sot do e përgatisim për ju duke shpresuar t'ju kemi dhënë një ide të miri gatimi për darkë.

Përbërësit:1 kg mish viçi (këshillohet sidomos pjesa e kofshës), 500 ml ujë, 2 karota, 2 qepë, hudhra, selino, gjethe dafine
piper i zi, 1 gotë verë e bardhë, 2 lugë gjëlle miell, vaj ulliri, pak gjalpë dhe kripë.

Përgatitja: Pasi kemi pastruar mishin nga cipa e shpojmë në disa vende me majën e thikës dhe futim brenda thelpinjtë e
hudhrës, piperin dhe kripën. Në mes të tulit vendosim karota dhe më pas lidhim copën e mishit nga të gjitha anët me spango kuzhine. Në një tenxhere me fund të thellë ose tigan hedhim vaj ulliri dhe pak gjalpë. Skuqim copën e mishit nga të gjitha anët. Pasi mishi ka marrë ngjyrën e kuqërremtë e shuajmë me verë të bardhë,  e lëmë pak sa të avullojë alkooli dhe i hedhim masën e ujit dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Kur mishi bëhet gati, nxirret nga lëngu dhe pritet në feta në drejtim të kundërt të fijeve. Lëngu kullohet dhe përbërësit hidhen në grirës elektrik për pak minuta. Përgatitim salcën duke kaurdisur një lugë miell, i shtojmë lëngun e rostos të ftohur, perimet e grira dhe e trazojmë shpejtë e shpejtë që mielli të mos na bëhet kokërr. Salcën përgatitur e kullojmë në një sitë dhe ia hedhim sipër pjatës me rosto. Ju bëftë mirë!

Horoskop