Modë / 23 Gusht 2023, 14:00

Harrojini sytë e nxirë dhe vetullat e holla të Pamela Anderson, aktorja zbulon arsyen përse nuk përdor më makeup

Harrojini sytë e nxirë dhe vetullat e holla të Pamela Anderson,

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga shfaqja e serialit të njohur “Bayëatch”, Pamela Anderson vazhdon të mbahet mend si rojtarja e plazhit më e njohur e të gjitha kohërave. Aktorja e dashur amerikane festoi para disa javësh 56-vjetorin e lindjes dhe duhet thënë që vijon të jetë seksi dhe sharmante si gjithmonë, por së fundmi si shtypi rozë, ashtu edhe fansat kanë vënë re një detaj interesant: Pam nuk përdor më grim të rënduar si më parë. Në një intervistë për “Elle” ajo tregoi se ka hequr dorë nga vetullat e holla, sytë e sfumuar dhe  peneli i fortë pasi dëshiron të ketë më shumë kontroll mbi pamjen e saj, por jo vetëm.

Harrojini sytë e nxirë dhe vetullat e holla të Pamela Anderson,

Në vitin 2019 grimierja e saj, Alexis Vogel ndërroi jetë për shkak të kancerit të gjirit dhe ky ishte momenti kur Pamela kuptoi që ndoshta duhej të përqafonte pamjen e saj natyrale.

Harrojini sytë e nxirë dhe vetullat e holla të Pamela Anderson,

"Ajo ishte më e mira. Ka qenë në krahun tim që prej vitit 1993 dhe kur ndërroi jetë, kuptova dhe e ndjeva që pa të shumë gjëra s'kishin kuptim dhe ndoshta ishte më mirë  Vura re se afër vetes kishte shumë njerëz që bënin make-up të rënduar dhe vendosa kësisoj të bëja të kundërtën e asaj që bëjnë të gjithë. Kur rritemi, të gjithë fillojmë të dukemi nga pak qesharakë dhe kur shikoja fotot e videot e vjetra thoja me vete: 'Uau, kjo kam qenë unë… çfarë po ndodh me mua?'. Ky është një udhëtim i ri për mua".

Horoskop