
Dita Botërore e Turizmit, ja sa milionë turistë udhëtuan në 7 muajt e parë të 2023
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Si çdo vit, nga data 20 deri në datën 25 gusht, mali i Tomorrit shndërrohet në shtëpinë e mijërave pelegrinëve bektashinj nga e gjithë Shqipëria, por edhe Diaspora. Sipas traditës, besimtarët e shumtë pasi mbërrijnë në pikën më të lartë të tij ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë dhe therin kurbanë. Një tjetër veçori tjetër e festës është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit). Më pas mishi i qengjit ''të sakrifikuar'' në emër të Abaz Aliut piqet në hell dhe ndahet ndërmjet pelegrinëve. Ritualet vazhdojnë me vizitën në teqenë e Kulmakut, ku besimtarë ndezin qirinj dhe luten.
Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Ishte një dervishije me dy dhoma me mur guri poshtë Çukës së Tomorit ose Qafa e rrugës për Abaz Ali. Në pranverën e vitit 1914, andartët grekë bënë reprezalje në drejtim të objekteve të kultit bektashianë, duke djegur e shkatërruar dhjetëra teqe në jug. Këtyre reprezaljeve nuk u shpëtoi dot as dervishija, e cila u shkatërrua nga themelet.
E ringriti dhe e themeloi teqenë e re më poshtë dervishijes (1908) në Kulmak, dervish Iliazi në vitin 1916. Ndërtimi i saj i plotë me dy kate i ngjante një kështjelle. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë.
Sot në mbarë botën festohet Dita Botërore e Turizmit . Fokusi i këtij viti është te “ investimet e gjelbra ”, q...
Djali i yllit të famshëm të muzikës botërore, Madonna-s, ka festuar ditëlindjen e 18, i cili tashmë konsiderohet si një...
Kemi dëgjuar vazhdimisht të flitet për ëndrrën amerikane, tokën e premtuar të mundësive të mëdha dhe s...