
Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u trondit kur vranë Gianni Versacen"
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
Kjo recetë u përgatit nga Si_shijon
Përbërësit për 4 persona: 2 patellxhanë disi të mëdhenj ose tre mesatarë, një qepë e thatë e prerë në copa të vogla, 5 thelpinj hudhër të prerë trashë, një domate e madhe e pjekur mirë ( ose 3 lugë gjelle salcë e lëngët domatesh), 10 - 15 kokrra domate të vogla, një lugë gjelle plot me rrush të thatë të njomur në ujë për 10-15 minuta, 3 lugë gjelle stika pishe të pjekura pak në tigan dhe kini kujdes se digjen shpejt, kripë, vaj ulliri, spec djegës, një tufë e vogël majdanoz dhe disa gjethe borziloku të prera imët, një majë luge çaji me kanellë, një lugë e vogël sheqer dhe dy lugë gjelle uthull.
Përgatitja: Presim në kubikë patëllxhanët, ju hedhim kripë, dy-tre lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim të piqen për 15-20 minuta në 200 gradë. Ndërkohë që patëllxhanët piqen, skuqim qepën me vaj ulliri dhe pak kripë për rreth 10 minuta. Shtojmë domaten e prerë në copëza dhe hudhrën. Pas 10 minutash shtojmë dhe domatet e vogla të ndara më 4-sh. Presim të zbuten domatet. Shtojmë sheqerin, specin djegës, kanellën, rrushin e thatë. Dhe në fund shtojmë dhe patëllxhanët e pjekur. I lemë të ziejnë dhe disa minuta, duke shtuar gjysmë gotë ujë nëse na duket e thatë gjella. Në fund shtojmë stikat e pishës, uthullën dhe majdanozin e borzilokun. Thonë që të nesërmen shijon më mirë, po të keni durim të prisni. Mund të shërbehet dhe mbi feta buke të thekur si brusketa.
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...