Rrëfimi i ndierë i 43 vjeçares, si abortova pa dieninë e bashkëshortit
Hera e fundit që ajo kishte hyrë në atë derë ishte pak orë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, El...
Shenjat e “pushtimit turistik” italian u panë që në muajt e parë të vitit. Kjo shifër në fund të qershorit kulmoi në 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6 mujorin e parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 57% në raport me të njëjtën periudhë të 2022-shit.
Ky rekord pritet të thellohet në muajt në vazhdim pas publikimit të statistikave pasi prezenca e turistëve italianë gjatë korrikut dhe gushtit ka qenë e jashtëzakonshme duke e kthyer Shqipërinë në qendër të medieve italiane, forumeve dhe platformave.
Për herë të parë që kur raportohen të dhënat, shtetasit italianë renditen të dytët për nga hyrjet në vend, me 9% të totalit, pas atyre të Kosovës. Më parë shtetasit italianë ishin renditur dhe pas Maqedonisë, Malit të Zi e Greqisë.
Pavarësisht dyndjes turistike, fronin për nga numri vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit. Nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për 6 muajt e parë të vitit mbi 1.38 milionë vizitorë apo 43% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave. Në përqindje turistët nga Maqedonia e Veriut kanë pësuar një rritje me vetëm 1% në janar-qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit kurse nga Mali i Zi kjo përqindje është 39%. Greqia është e pesta në renditje.
Turizmi i organizuar duket se ka gjithashtu zhvillime pozitive ku polakët të cilët prej vitesh vijnë në formë të organizuar kanë shënuar një tjetër numër rekord këtë vit. Nga janari në qershor ishin 59 mijë vizitorë apo 73 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Spanjollët janë një tjetër grup që këtë vit ka pasur prezencë më të lartë konfirmuar edhe nga tur-operatorët por dhe nga fillimi i turizmit të organizuar në zonën e Gjirit të Lalzit me një rritje me 1.3 herë më shumë në 6 muajt e parë të këtij viti.
Ndërkohë ajo që bie në sy është një rënie e turistëve nga Serbia. Këta të fundit rezultuan me shifra në rritje gjatë vitit 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve të pandemisë dhe pamundësisë për të shkuar në destinacione të tjera nisën të frekuentojnë Shqipërinë.
Kjo duket se ka qenë e përkohshme dhe në vitin 2022 u dhanë shenjat e para të kësaj tërheqje ku patëm një rënie të lehtë me 1 për qind të numrit të vizitorëve në raport me vitin 2021. Gjatë këtij viti kjo tendencë është forcuar dhe tërheqja e turistëve serbë nga Shqipëria është e qartë.
Numri i vizitorëve nga ky vend është 18% më i ulët në janar-qershor 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministria vlerëson se sipas INSTAT gjatë muajit Qershor 2023 kanë hyrë 1,007,033 vizitorë të huaj, vlerë kjo 66,6% më shumë se viti 2021 dhe 15% më shumë se muaji qershor i 2022-shit.
Gjatë gjashtëmujorit të parë kanë hyrë në vendin tonë 3,396,932 vizitorë të huaj. Rritja krahasuar me vitin 2021, është në vlerën 101,2% më shumë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 rritja është 33% më shumë./Burimi "MONITOR"
Hera e fundit që ajo kishte hyrë në atë derë ishte pak orë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, El...
Pak javë pas turneut 9-ditor në Australi dhe Samoa, shëndeti i mbretëreshës Camilla nuk është në gjendjen më t&eu...
Bota është e ndarë në dy pjesë, janë ata që preferojnë të konsumojnë një mëngjes të ëmb&...