
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
"Që të jem i saktë dhe korrekt, kjo pamje mund të ishte edhe në shume qytete turistike të Mesdheut. Nuk qëndron problemi se dy të huaj ecin me brekë në rrugët e qytetit, apo se 4 “italianë” ikin pa paguar. Apo se disa të tjerë vjedhin filxhanë kafesh në baret e bulevardit apo se pas orës 12 në plazhet e Sarandës të mbyt era e hashashit.
Problemi është se ka një tendencë dhe propagandë të madhe për ta paraqitur këtë vend si parajsë turistike dhe më keq akoma, shumë të lirë. Kjo propagandë që bëhet prej disa vitesh nga një numër institucionesh dhe sektorësh ka tërhequr një masë të madhe turistësh ‘Low Cost’. Si rrjedhim ka një përballje me një masë të madhe të huajsh që vijnë vërdallë për të gjetur këtë “Tokë të Premtuar” me çmime të ulëta.
Nga ana tjetër kemi një masë të madhe qytetarësh, të cilët papritmas brenda një dite u shndërruan në hotelierë, maxhordomë, guida turistike, shoferë të klasit të lartë, udhërrëfyes, agjentë portualë etj, të cilët me një shërbim të ulët dhe jo për faj të tyre, krijojnë amulli në masën e madhe që vjen për të udhëtuar në këtë vijë bregdetare.
Në kontrast janë bujtinat agroturistike, të cilat bujtësin e kanë të një cilësie të mirë dhe mjaft të interesuar për atë lloj produkti, i cili ka mundur të krijojë një lloj profili autentik vendas.
Të bërit turizëm pa asnjë ide se ku po shkon ky vend, pa asnjë plan, të lënit të lirë të industrisë në duar të lloj-lloj njerëzish pa asnjë kualifikim, trajnim apo përgjegjësi, sjell një mish-mash tipik shqiptar, ku një turmë e madhe të huajsh me shumë pak lekë në kontot bankare vjen në një vend, i cili i shikon ata si numra për t’u rrjepur dhe jo për të krijuar një markë turistike ‘Made in Albania’.
Ky kontrast i madh do të luajë një rol në të ardhmen e afërme ku vija jonë bregdetare do të shndërrohet në një lloj vendi pa asnjë identitet, një mish-mash ndërtimesh betoni pa asnjë vlerë shpirtërore dhe edukative, ku do të pihet alkool i lirë dhe hashash pa asnjë pengesë.
Tërheqja e kësaj mase ‘Low Cost’ po i heq vendit autenticitetin, garancinë e një vendi ku mund të udhëtosh për të mësuar, provuar dhe parë një kulturë vendase. Jemi dëshmitarë se në pak vjet në qytetet tona kjo pamje nuk i bën më njeriu përshtypje dhe kultura lokale po pëson një ndryshim të madh për hir të një fitimi të shpejtë dhe pa kokëçarje.
Prandaj vende të cilat e kanë kaluar këtë fazë janë munduar të ndalojnë shpërthime të tilla, ku presioni i numrave dëmton peizazhet historike, vendet shpirtërore, vijën bregdetare dhe kulturën lokale. Fatkeqësisht edhe pse të fundit në lojën e turizmit, nuk mundëm dot të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe ende vazhdojmë të mburremi se jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit.
Ndërkohë askush nuk thotë se jemi vendi me shpërfytyrimin më të shpejtë në Europë të vijës bregdetare duke shkatërruar arkitekturën lokale, peizazhet, plazhet dhe kulturën tonë.
Na rrofshin numrat!"
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...