
Pse Rihanna zgjodhi të vishte djalin me rozë në fotot e tij të para?
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Nga Diana Spalding
Nëna, një këshillë për ju që jeni duke dërguar për herë të parë 'fasulen' tuaj të vogël në shkollë! Unë jam një nënë që isha në këpucët e tua një vit më parë, do të thoja se ndoshta ndjehesh nervoze, e pasigurt dhe ndoshta spontanisht mund ta gjesh veten duke qarë diku.
Unë e di se sa shumë e doni fëmijën tuaj dhe e di që po i përjeton të gjitha këto ndjenja tani. Të jem e sinqertë do doja shumë të të mbështillja në krahët e mi tani dhe të them se sa shumë të kuptoj dhe gjithashtu të të siguroj që fëmija do të jetë mirë. Por meqenëse nuk mundem fizikish, mendova të ndaj disa këshilla për ju.
1. Mos harroni kurrë se gjithmonë ai/ajo do të jetë fëmia juaj. Gjithmonë!
Nëse pas dërgimit për herë të parë në shkollë të fëmijës do të merrni me vete disa ndjenja në shtëpi, atëherë dua të merrni këtë mendim: "Fëmija juaj është gjithmonë juaji dhe ai gjithmonë do të ketë nevojë për ju".
Kur vajza ime vitin e kaluar filloi kopshtin e fëmijëve, më besoni kisha nevojë çdo 30 minuta të më thonte dikush që vajza ime ishte mirë. Dhe sot kuptoj që ajo po rritet, por sërisht ajo ka nevojë për mua. Ende edhe sot kur shtrihemi në darkë ka nevojë të struket pranë meje.
2. Ju jeni ende ekspertja e saj!
Në fillim kur dikush ju flet për fëmijën tuaj tingëllon pak e çuditshme, por pas pak kohësh është edhe kënaqësi kur dikush, profesionist tregon për të vegjlit. Kështu mësova shumë për vajzën time. Por nëna duhet të keni parasysh se nëse diçka nuk ju pëlqen në atë vend ju keni të drejtë të bëni zgjedhjen më të mirë për fëmijën tuaj.
3. Dijeni se mësuesi i fëmijës dëshiron të kontaktohet nga ju!
Ndoshta hezitoni të flisni me mësuesin e fëmijës kur mendoni se ata kanë shumë nxënës dhe janë të zënë, por komunikimi me ta do të vlerësohet shumë prej tyre dhe do të krijojë një përvojë më të mirë për fëmijën tuaj. Ndaj mund të komunikoni me email më ta dhe t'i tregoni rreth aktiviteteve që bën fëmija në shtëpi apo ditët e pushimit etj,.
4. Mund të ndiheni pak e shkëputur!
E them këtë jo për t'ju frikësuar, por vetëm që nëse ndodh, ta dini se nuk jeni vetëm. Fëmijët nuk janë më të mirët në transmetimin e ngjarjeve të ditës.
Për shembull:
Mami: "Çfarë bëre sot?"
Fëmija: "Ngjyra".
Mami: "Vetëm kaq? Ti ike për 6 orë dhe gjithçka që bëre ishte vetëm ngjyra?”
Fëmija: "Po."
Mund të jetë e vështirë të pajtoheni me faktin se fëmija juaj nuk ka përvoja për të cilat ju nuk dini gjithçka . Së pari, mbani mend se kjo është normale. Gjithashtu mbani në mend se fëmija është në duar të sigurta dhe po kalon një kohë të mrekullueshme. Dhe nga ana tjetër provoni disa mënyra të reja për t'u angazhuar me të.
5. Bëhuni gati për miq nëna!
Nëse nuk keni pasur kënaqësinë të bëni disa miq nëna , ky mund të jetë shansi juaj! Nëse ju duket e sikletshme, mbani mend se ata ndoshta po ndihen në të njëjtën mënyrë. Rreth gjysmës së vitit shkollor, po ndihesha sikur kisha shumë nevojë për disa lidhje me të rriturit, kështu që mblodha guximin t'u dërgoja një email të gjitha nënave duke pyetur nëse dikush do të dëshironte të kishte një 'Natë mes Nënave'. Secila prej tyre tha po. Ne patëm një darkë të mrekullueshme jashtë (në fakt e bëmë disa herë), dhe edhe pse disa nga fëmijët tanë janë në shkolla të ndryshme tani, shumë prej nesh e kemi ruajtur komunikimin me njera- tjetrën.
Ndaj qetësohuni, merreni me qetësi dhe thjesht ajo që duhet të bëni është të mendoni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijës dhe sukseset që ata do të arrijnë në jetë, kjo mjafton për t'ju motivuar.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...