
A e dini pse analiza e gjakut tek të sapolindurit merret në thembër?
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Përsëri në shkollë, përsëri në zyrë. Me shtatorin që po vjen dhe pushimet drejt fundit, kjo është koha për t'u fokusuar në veshjet që do të jenë trendi i kësaj vjeshte: dhe i ashtuquajturi "stili i kolegjit" mbetet një klasik i përjetshëm i periudhës kur kthehemi nga pushimet.
Ky stil vjen në modë në vjeshtën e 2023, por sjell disa variacione me gjërat e domosdoshme të të gjitha kohërave – këmisha, xhaketa e kolegjit, mokasinet – bëhen protagoniste të kombinimeve origjinale.
Këmisha e bardhë
Një klasik i stilit të studenteve për zyrë apo universitet. Këmisha e bardhë në vjeshtë 2023 është në modë falë një pamjeje të re, duke u kombinuar me kravatën e meshkujve.
Veshja më femërore që duhet provuar kur të ktheheni, këmisha mbi pantallona të shkurtra motorike dhe këpucët e Mary Janes. "Uniforma" perfekte e vjeshtës 2023.
Me xhaketën bomber
Bomberi apo bluza, prej lëkure apo najloni, është një nga protagonistët e stilit të studenteve në vitin 2023. Duke u shfaqur në të gjitha pasarelat për sezonin e ardhshëm, është perfekte në kombinim me pantallonat “fighter cargo”. Të domosdoshëm për të plotësuar pamjen, janë aksesorët e bukur si takat e lartadhe çantat elegante. Do të merrni shumë komplimente.
Me xhaketën e universitetit
Përmendim xhaketën e universiteti dhe mendja na shkon për ato pjesët e stilit vintage, me supet katrore, kuadrata apo vija. Një pjesë absolutisht e domosdoshme për këtë sezon, për t'u kombinuar në një mënyrë krejtësisht të re, me fundin e gjatë prej pambuku ose xhins, të kombinuar me kanatjere dantellë dhe me xhaketën e fshehur që bie në sy. Seksi, me klas.
Me mokasina
Mokasinat tradicionale janë kthyer në raftet e këpucëve. Ato sipas stilit të kolegjit 2023, vishen me çorape me shirita dhe një minifund me xhepa të mëdhenj. Një veshje për t'u provuar direkt sa të ktheheni.
"Jo" veshjes së zakonshme
Jeni lodhur nga kostumi i zakonshëm me pantallona klasike? Trendi i ri për vjeshtën e 2023 është kostumi xhins.Ky stil jep ndjesinë e një studenteje modele që nuk e merr shumë seriozisht veten.
Një top me vija dhe një palë taka klasike janë ende Verore. Ideale për të shtyrë gjithë shtatorin./Living
Një nga testet që shqetëson gjithmonë nënat e reja është analiza e gjakut Guthrie, e cila kryhet në maternitet. Bë...
Produktet e përbëra nga lajthitë janë ndër ushqimet më të shijshme edhe kur nuk përmbajnë asnjë gjurmë ...
Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri. Homazhet jan&...