Mirëqenie / 30 Gusht 2023, 15:20

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje, ky parfum do t'ju bëjë të ktheni kokën pas sa herë që ta ndieni

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

“CHANCE EAU FRAÎCHE” mahniti botën me aromën e tij të gëzueshme, plot gjallëri dhe të shkëlqyeshme. Tashmë CHANEL paraqet një interpretim të ri, verbues dhe elegant. “Chance” e re tashmë është e arritshme.

ENERGJI VIBRUESE

2002: CHANEL zbulon një krijim të gëzueshëm dhe optimist me aromë lulesh. Një emër erëmirë suksesi dhe arritjeje. “Chance është një mënyrë jetese”, thotë Gabrielle Channel. Ai nuk lindi rastësisht. Duhet krijuar, përpunuar dhe kërkuar. Ai është produkt përpjekjesh dhe pasioni. Nga kjo aromë tashmë ikonë janë krijuar katër variante të tjera, ndër to “CHANCE EAU FRAÎCHE Eau de Toilette”, një aromë e shkëlqyer lulesh me një gjurmë të sofistikuar dhe pa dyshim të lehtë, që përmban aromë jasemini dhe qitroje plot gjallëri të ndërthurur me pak aromë druri tiku. Ky është një kompozim ripërtëritës plot optimizëm magjepsës.

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

DUALITET I GUXIMSHËM

2023: CHANEL riinterpreton “CHANCE EAU FRAÎCHE Eau de Toilette” duke krijuar një variant që kombinon dendësinë e një “Eau de Parfum” me shkëlqimin e një “Eau de Toilette”. Për këtë kompozim unik, krijuesi i parfumeve të “CHANEl Olivier Polge” e shumëfishoi fuqinë e parfumit, pa lënë pas dore freskinë e tij, një sfidë që ai e përmbushi me shumë sukses.

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

“CHANCE EAU FRAÎCHE Eau de Parfum” ka të njëjtën natyrë plot gjallëri si “Eau de Toilette”, por lë pas një aromë më të fortë. Në vend që thjesht të ndryshonte përqendrimin, krijuesi i parfumit realizoi diçka krejt të re, një aromë në vetvete. Prania e aromës së qitros është bërë ngazëlluese pa e humbur fuqinë e saj fillestare, prania e jaseminit është më e pasur dhe më e fortë, prania e drurit të tikut i jep parfumit një pamje më të qelibartë, si edhe njëfarë elegance.

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

OLIVIER POLGE, KRIJUESI I PARFUMEVE TË CHANEL.

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

Cili ishte procesi krijues pas parfumit “CHANCE EAU FRAÎCHE Eau de Parfum”?

Ky proces nënkuptonte kryerjen e ndryshimeve të lehta për të përforcuar ndjesitë që jep “Eau de Toilette”. Synimi ynë ishte të provonim një aromë ekstreme, të përforconim edhe më tepër freskinë përmes qitros dhe të shtonim aromën me përbërës themelorë, të qelibartë për të dhënë më shumë emocion. Sfida me këtë parfum ishte të shtonim përqendrimin e tij, të theksonim aromat themelore dhe t’i thellonim ato më shumë duke ruajtur cilësinë e freskisë.

A është ky “Eau de Parfum” një shkëputje rrënjësore nga fryma e krijimit të “Eau de Toilette”?

Ato kanë të njëjtin profil aromatik shumëngjyrësh dhe kanë tipar të përbashkët praninë e jaseminit. Ky variant i ri është më i dendur dhe më i qelibartë se “Eau de Toilette”. Për të arritur këtë, kemi përforcuar çdo shtresë të përbërjes së parfumit, kreun, qendrën dhe bazën e tij.

Si do ta përshkruaje ndryshimin midis “CHANCE EAU FRAÎCHE Eau de Toilette” dhe “Eau de Parfum”?

“Eau de Parfum” është aromë e freskët druri, që fillimisht lëshon një aromë shpërthyese gjallëruese shumë më ripërtëritëse dhe ngazëlluese se më parë, e theksuar nga një nuancë aldehidesh. Në këtë variant aroma kryesore e jaseminit është më e pasur dhe i jep parfumit pamje më të plotë dhe më të ndritshme. Nuanca e drurit të tikut dhe përbërësit e tij të përforcuar të qelibartë e pasurojnë dhe e thellojnë aromën dhe lënë gjurmë më jetëgjatë.

Një aromë e parezistueshme që ngelet gjatë në mendje,

Horoskop