
Naomi Campbell tregon se si desh humbi jetën nga droga: "Bota ime u trondit kur vranë Gianni Versacen"
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
Prezervativët janë një gjetje esenciale në funksion jo vetëm të kënaqësisë, por edhe mirëqenies seksuale. Pavarësisht nëse jeni burrë apo grua, kini kujdes nga disa gabime në dukje të thjeshta, por që mund të kushtojnë më vonë.
Ja katër prej tyre sipas Condoms.uk:
1. Ruajtja e prezervativëve në portofol
Ruajtja e prezervativëve në portofol mund të çojë në prishjen e tyre gjatë përdorimit. Në vend të kësaj zgjidhni kuti të lezetshme për mbajtjen e tyre.
2. Injorimi i datave të skadencës
Duke pasur parasysh urgjencën e të qenit në “qejf”, kontrolli i datës së skadencës anashkalohet lehtë. Por, sigurohuni gjithmonë për datën e skadencës kur ruani prezervativët. Sipas Condoms.uk, "me kalimin e kohës, materialet e prezervativëve dobësohen, hollohen dhe humbasin elasticitetin". Ndaj, shumë kujdes!
3. Përdorimi i lubrifikantit të gabuar
Asnjëherë mos përdorni lubrifikantë me bazë vaji kur keni vendosur prezervativë latex.
4. Hapni prezervativët me dhëmbë
Praktike? Po! Por, ka më shumë gjasa që ta çani aksidentalisht prezervativin pa e kuptuar.
Një gabim njerëzor është të ktheni prezervativin nga brenda, ndërsa përpiqeni ta vendosni atë. Përdorimi i një prezervativi që ka pasur kontakt me zonat intime që mund të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është një lojë e rrezikshme me shëndetin tuaj. Hidhini ato të përdorurat dhe hapni një pako të re.
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...
Lea Ypi, pedagogia shqiptare e Teorisë politike në Shkollën e Shkencave Ekonomike të Londrës (LSE), njëherazi profesoreshë ...