Astroliving / 2 Shtator 2023, 12:26

Horoskopi i muajit shtator: DASHI dhe DEMI

Horoskopi i muajit shtator: DASHI dhe DEMI

Nga Paolo Fox

DASHI: Shtatori është muaji i rikthimit në punë, vetëm se duhet të jeni të kujdesshëm me marrëdhëniet e tensionuara. Priten ditë mjaft vrullshme në datat 8, 15, 16 dhe 23. Kini kujdes të mos i kundërviheni askujt. Vështirë se do të ndalen projektet që kanë nisur në muajt e fundit. Ka një lajm të mirë, sepse do të mund ta mbyllni shtatorin me të ardhura të tjera. Gjithsesi, duhet të tregoheni të kujdesshëm për sa i përket punës dhe kontakteve. Nevojat e shtëpisë janë sërish në plan të parë, ata që kanë nxjerrë në shitje një apartament këto ditë do të marrin disa përgjigje. Merrini gjërat shtruar, sepse nxitimi është një këshilltar i keq. Po afron një fundvit shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të provojnë gjëra të reja.

Për sa i takon sektorit të ndjenjave, Venusi është kthyer në pozicion të favorshëm, duke ju krijuar kushtet e përshtatshme në dashuri. Edhe ata që janë ndarë, e kanë bërë me kënaqësi, duke menduar se gjithsesi do të ketë mundësi të reja. Kushdo që ka jetuar i pakënaqur për vite me të njëjtin njeri, do të gjejë forcën të heqë dorë nga gjithçka. Takimet e reja janë të shkëlqyera. Ata që janë vetëm, duhet të pyesin veten nëse duan vërtet dashuri. Nuk mungon sharmi, yjet i ndihmojnë takimet edhe në mes të muajit. Në një klimë kaq të vlefshme për ndjenjat, nuk përjashtohet që Dashi të tërhiqet nga dy njerëz, por kujdes të mos i ndërlikoni situatat. Tradhtitë zbulohen dhe nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Do të jetë e vështirë të frenoni dëshirën erotike që ka disa muaj që po rritet dita-ditës, pavarësisht moshës. Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të zjarrtë dhe pasionantë!

Në shtator keni nevojë të pushoni pak dhe të mos nxitoni. Bëni kujdes në fund të muajit, nga data 23 deri më 30. Problemet e vogla mund të zgjidhen duke pushuar dhe mbi të gjitha duke ndjekur këshillën e një specialisti.    

DEMI: Shtatori është një muaj i shkëlqyer për ju. Jupiteri bashkë me Uranin paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme. Duhet të nënshkruani marrëveshje afatgjata, nëse është e mundur. Mund të rikuperoni një rol të humbur në të shkuarën dhe të keni më shumë besim në të ardhmen. Është koha më e mirë për të kërkuar ndryshime. Tani mund t'ju pranohen disa kërkesa të refuzuara në të shkuarën. Dikush mund të mendojë edhe për fitime më të mëdha, ose mund të hiqni dorë diçka që nuk shpërblehet. Ambicia është shumë e madhe, duhen përpjekje, por ajo që ka rëndësi është se rezultati është pa dyshim në favorin tuaj. Më mirë të lini diçka mënjanë tani, që të ndiheni mirë gjatë muajve të ardhshëm. Do të lindin spontanisht marrëveshjet e mira dhe nevoja për të kursyer diçka. Kushdo që ka më shumë kontakte, duhet të hapë një zyrë, ose një aktivitet në marrëdhënie me publikun. Tashmë e dini që duhet të rishqyrtoni të gjithë planin financiar, ndaj bëni mirë të mos rrezikoni me gjëra të pasigurta. Takime të favorshme në një muaj frytdhënës për studentët dhe të gjithë ata që duhet të përballen me një provë. Ditët më të favorshme janë ato rreth datës 14.

Ka njëfarë ngurrimi për të dashuruar nga ata që janë të ndarë, por edhe një pasiguri që ende dominon disa marrëdhënie. Ndoshta është thjesht mërzia apo frika se s'do t'ia dilni mbanë. Demi ka gjithmonë frikë se mos humb paratë dhe qetësinë. Për fat të mirë, Venusi do të kthehet në neutral më datë 9 tetor. Nëse keni konflikte të vjetra për të zgjidhur, më mirë diskutojini muajin tjetër. Është e vërtetë që Jupiteri përfaqëson sigurinë në dashuri, por qetësia shpirtërore në familje mund të kërcënohet për disa javë nga shqetësime të vogla, qofshin edhe ekonomike. Tetori do të jetë më i rëndësishëm për zemrat e vetmuara. Lidhjet sentimentale që nisën në shtator janë të rëndësishme, por jo aq pasionante dhe magjepsëse sa ato të muajve të ardhshëm. Duhet të japim kohë dhe të shmangim konfliktet e parëndësishme në familje në datat 18, 19, 25 dhe 26.

Yjet e shtatorit janë të favorshëm, pasi do të ketë një situatë të mirë në planin psikofizik. Do të kalohet lehtësisht acarimi i shkaktuar nga disa planetë kundërshtarë. Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe qetësia. Tregohuni të kujdesshëm vetëm në javën e parë dhe rreth datave 4 dhe 11.

Horoskop