Astroliving / 2 Shtator 2023, 13:39

Horoskopi i muajit shtator: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit shtator: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga Paolo Fox

BINJAKËT: Shtatori karakterizohet nga një lehtësim për sa i takon një situate të madhe sikleti, nervozizmi nga muaji gusht. Mbeten ende disa probleme praktike për t'u zgjidhur. Në shumicën e rasteve shpenzimet kanë qenë më shumë nga sa pritej. Ka nga ata që kanë marrë një hua. Duhet të menaxhoni me maturi disa çështje pune. Ata që punojnë me ortakë, kolegë, do të donin të ndryshonin, t'i përkushtohen diçkaje tjetër, por s'do të jetë gjithmonë e mundur të shpëtojnë. Do të zbuloni se disa miq te të cilët mbështeteshit deri para pak kohësh, nuk janë më të disponueshëm. Nëse keni pasur ndonjë bllokim, mund të filloni përsëri. Mos largoni njerëz që mund të jenë të dobishëm për ju. Do të keni shpenzime të tepërta për rrëzimin e një padie apo likuidimin e një borxhi në një institucion, por mund të arrihet një ndërmjetësim. Duhet të mendoni nëse do të pranoni një shumë të caktuar për shitje. Tregoni kujdes në datat 14 dhe 21. Datat 25 dhe 26 janë të favorshme për takime biznesi.

Çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë nuk debatojnë për shkak të mungesës së dashurisë, por për shkak të mungesës së parave, ose punës. Shtatori është muaji që e tregon forcën e dashurisë, sepse në momentet e vështira, kuptohet se sa e fortë është marrëdhënia. Gratë duan konfirmim të vazhdueshëm dhe u bëjnë partnerëve teste besnikërie, ndërsa burrat e shenjës që janë të pakënaqur në shtëpi, mund të shikojnë përreth. Ata që janë të mençur dhe të pjekur nuk do të kenë dyshime, do të përpiqen të qëndrojnë pranë partnerit duke u përballur me njëfarë pasigurie në lidhje me aktivitetin apo botën e jashtme. Nëse keni mosmarrëveshje në familje, do të jetë mirë t'i zgjidhni sa më shpejt. Ata që janë në një lidhje të ndërlikuar, do të japin një ultimatum.

Nga muaji tjetër, do të fshihet gjithçka e tepërt. Muaj i trazuar. Ekziston një dëshirë për të bërë shumë gjëra në pak kohë. Shumë do të mërziten këtë shtator. Nuk është një periudhë bllokimi, ka vetëm vonesa dhe shumë stres. Tensioni nervor është shumë i lartë. Kushdo që ndryshon vendin e punës, statusin civil, qytetin, nga njëra anë është i lumtur, por nga ana tjetër është jashtëzakonisht i tensionuar dhe kjo mund të shkaktojë polemika të dëmshme për fizikun. Kujdes në datat 19 dhe 26.

GAFORRJA: Do t'i riktheheni profesionit, në varësi të moshës dhe rolit që keni ndërtuar me kalimin e kohës. E vetmja e metë në shtator është prania e një Marsi kundërshtues, që mund të nxitë mosmarrëveshje të vogla. Tani që keni gjetur sërish forcën dhe energjinë tuaj, nuk dëshironi më të ndiheni keq, sepse mund të përballeni me situata të ngjashme si në të kaluarën. Për këtë arsye, do të jeni shumë kërkues me të gjithë. Nuk ka dyshime për efektivitetin e punës suaj. Kompanitë e reja dhe sipërmarrjet tregtare mund të rifitojnë vrullin falë një nisme të mirë. Shtatori ndihmon edhe në zgjedhjet që do të sjellin kënaqësi. Kushdo që pret lajme nga një institucion, siç është pagesa e një dëmshpërblimi, do t'i marrë në shtator. Ata që kanë bërë një apel, do të kenë drejtësi. Do të jenë më të lehta për t'u menaxhuar mosmarrëveshjet dhe çështjet ligjore që nisin në këtë periudhë.

Në dashuri ka pasur shumë dyzime. Jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm, ndonjëherë mjafton gjëja më e vogël për t'ju zemëruar, por nëse pasioni është i madh, mund të jeni edhe shumë të ëmbël dhe të ndërroni mendje. Ka ditë në shtator kur gjithçka do të duket e përballueshme, por edhe ditë të tjera kur do të dëshironi të shkatërroni gjithçka. Edhe ata që janë ndarë, tani mund t'i harrojnë të këqijat, deklaratat e pakëndshme dhe të përjetojnë një ndryshim thelbësor në dashuri. Lajm i mirë për beqarët është se në këtë muaj ka mundësi të bëni njohje të mira. Vjeshta do të jetë e rëndësishme për të gjitha çiftet që duan të marrin vendime të rëndësishme. Tani gjithçka është më e qartë dhe disa të vërteta nuk fshihen më.

Pavarësisht se ka një rikuperim të përgjithshëm, disa ditë në shtator mund të duken veçanërisht të lodhshme, sidomos datat 2, 3, 16 dhe 17. Duket sikur dikush ju zemëron fundjavave, ndaj përpiquni të largoheni nga ambientet ku nuk ndiheni rehat! Vihet re një përmirësim gradual edhe për ata që janë përballur me probleme të mëdha. Vetëm se duhet të tregoni kujdes në ditët e fundit të muajit.

Horoskop