Duhen ditur patjetër, kurat natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë vjeshtës
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
Nga Paolo Fox
LUANI: Nga pikëpamja praktike, duhet të pritni për një rikuperim të mirë. Nuk është një vit që karakterizohet nga të ardhura të shumta dhe ju e dini fort mirë, por nëse është e vërtetë që kanë hyrë pak para ose kanë dalë shumë, me guximin tuaj të lindur keni pasur aftësinë për të filluar projekte të reja. Të rinjtë mund të fillojnë një projekt pune që do të shtrihet në të ardhmen. Ata që kanë disa kohë që punojnë në grup, do të kenë njëfarë mosbesimi. Është më e lodhshme të fillosh nga e para, por tani mund të mendoni edhe të ndryshoni rregullat e lojës dhe t'i përkushtoheni diçkaje ndryshe. Në datën 21 vjen një periudhë më e mirë për studentët, edhe pse në datën 19 do ta keni të vështirë të përqendroheni.
Është e kotë të fshihet se prej disa kohësh sharmi juaj ka qenë i papërmbajtshëm. Venusi ka përsosur teknikat tuaja joshëse dhe ka të ngjarë që po kënaqeni. Ju pëlqen të admiroheni. Megjithatë, dashuria nuk është gjithmonë një konkurrencë, më mirë të shmangni krahasimet. Tani ju duhet vërtet pak qetësi. Lidhjet që nuk kanë baza të forta, nuk mund të përmirësohen vetëm falë yjeve, ndaj duhen ndërprerë historitë e bazuara në mekanizma ende të paqartë. Ju duhet të jetoni lirshëm, duke treguar ndjenjat tuaja pa frenime. Marsi në shenjën tuaj ndihmon. Data 23 do të jetë një datë interesante për të sqaruar situata që kanë mbetur pezull. Familjet me fëmijë të sapolindur duhet të organizohen mirë, përndryshe rrezikoni të fajësoni të tjerët për përgjegjësitë reciproke. Krenaria juaj nuk do të përkulet tani. Përkundrazi!
Disa ditë janë të lodhshme, si data 4 dhe 5. Marsi ndihmon në zgjidhjen e problemeve të vogla. Nëse ka ende ndonjë pengesë për të kapërcyer, mos ngurroni të kontaktoni një ekspert për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Kujdesuni për mirëqenien tuaj, qoftë edhe atë shpirtërore. Për shembull, duke lexuar libra që mund të sjellin qetësi të brendshme, ose t'ju nxitin të kuptoni problemet që nuk i keni trajtuar në mënyrën e duhur në muajt e fundit.
VIRGJËRESHA: Nuk ndalesh kurrë! Aq më pak tani, duke qenë se Mërkuri është në shenjën tuaj dhe tjetërson gjithçka nga 15 shtatori. Dielli ju dhuron një dozë të madhe ekuilibri dhe stabiliteti. Do të ketë goxha ndryshime, edhe pse janë të lodhshme në fillim. Nëse ka marrëveshje për të bërë, kontakte për të favorizuar, është më mirë të futeni drejt e në temë. Ditët interesante, në të cilat do të nënshkruani kontrata apo do të nisni projekte, janë datat 13 dhe 14. Në fakt, hëna e re në shenjë do t'ju sjellë qartësi mendore. Duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të rikuperuar paratë e humbura në të kaluarën. Zgjidhje ligjore pas vitesh, rimbursime nga institucionet, çdo gjë mund të ndodhë. Nëse ju propozojnë për të filluar një punë të re, ose për të ndryshuar detyrën, vlerësojeni situatën me kujdes. Jupiteri jua jep mundësinë, por Saturni është ende në prapavijë.
Dashuria favorizohet në një muaj që parashikon hyrjen e Venusit në shenjën tuaj nga tetori. Lidhjet që lindin në shtator duket të jenë të rëndësishme dhe çiftet që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, mund të pajtohen dhe ndoshta edhe të kuptojnë arsyen e një shkëputjeje. Do të ketë edhe nga ata që do të zyrtarizojnë një lidhje. Ata që janë në çift, por prej disa kohësh janë të pakënaqur, mund të përjetojnë emocione të thella në një lidhje paralele. Shtatori dhe tetori janë muaj njohjesh të reja. Zgjidhje pasurie ose investime interesante. Ky qiell është i dobishëm për forcimin e marrëdhënieve me fëmijët dhe të afërmit që nuk janë sjellë mirë me ju në të kaluarën. Në disa raste do të jetë e nevojshme të konsultoheni me një ekspert.
Disa tensione mund të kapërcehen shkëlqyeshëm. Duke qenë se ka pasur kaq shumë përpjekje muajt e fundit, nuk do të ishte idee keqe t'ia kushtonim të paktën fundjavat diçkaje të këndshme. Përqendrohuni te gjërat kyçe që duhet të bëni. Ditët nga data 11 deri në 17 janë të dobishme nëse dëshironi të rezervoni një paketë në një qendër bukurie, ose nëse keni nevojë të bëni një kontroll të përgjithshëm.
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në f...
22 shtatori është një datë e rëndësishme për Ornella Vanonin dhe për muzikën italiane. Në fakt, artistja e m...
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale ndaj ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.Operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekës...