Astroliving / 3 Shtator 2023, 11:07

Horoskopi i muajit shtator: PESHORJA dhe AKREPI

Horoskopi i muajit shtator: PESHORJA dhe AKREPI

Nga Paolo Fox

PESHORJA: Problemet e së shkuarës duken të largëta, pasi Marsi kalon në shejën tuaj në shtator, duke ringjallur dëshirën për të bërë gjëra, duke iu treguar të gjithëve guximin dhe forcën e lindur që keni. Do të kenë një avantazh ata që duhet të vlerësojnë suksesin e tyre në bazë të konsensusit. Profesionistët e lirë afirmohen dhe zgjerojnë fushën profesionale të veprimit. Ekziston edhe njëfarë ankthi dhe dëshira për të zgjidhur shpejt çdo gjë që është gabim, por mos harroni se nxitimi është këshilltar i keq. Ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe mos i anashkaloni disa çështje, sidomos në datat 8, 9 dhe 23. Ai që është munduar më shumë, tani ka një mundësi për t'u treguar të tjerëve përvojën e tij dhe mund të japë edhe më shumë. Shtatori është i lehtë dhe ka filluar të japë rezultate edhe për ata që duan të përfshihen në një veprimtari për herë të parë. Fitimet dhe operacionet financiare janë të favorshme gjatë gjithë muajit. Kreativiteti zhvillohet dhe kjo do t'i shpërblejë të gjithë ata që punojnë me idetë e tyre, nga artistët te reklamuesit, sipërmarrësit.Për ata që nuk kanë bërë një hap të madh për shtëpinë, ka ende mundësi.

Më në fund mund të flitet me entuziazëm për dashurinë tuaj, sepse tani është e mundur të bëni atë që dëshironi. Çiftet që kanë kapërcyer krizat e mëdha duken më të ekuilibruar edhe ataqë kanë mbetur vetëm, mund të kenë tashmë dikë në zemër. Dëshira për t’i bërë gjërat konkrete dhe mençuria janë cilësitë që shoqërojnë edhe marrëdhëniet më të ndërlikuara. Dasma dhe bashkëjetesa janë të favorizuara për ata që kanë një lidhje serioze. Ata që duan të jetojnë marrëdhënie me kohë të pjesshme nuk ndihen fajtorë, pasi besojnë se një dashuri e lirë është më e vyer sesa një lidhje serioze. Zgjedhje drastike për ata që prej vitesh jetojnë një lidhje. Edhe ndarjet ofrojnë qetësi tani, shpëtoni nga ngarkesat e panevojshme! Shpresojmë që shumica të kenë partnerin e duhur pranë, që të mendojnë edhe për një fëmijë apo një ngjarje të rëndësishme që do të konfirmohet në muajt në vijim.

Rimëkëmbje do të keni edhe në aspektin fizik. Kalimi i Marsit në shenjën tuaj mund të shkaktojë momente nervozizmi të fortë, ndaj bëni kujdes në datat 8, 9 dhe 23.Shtatori ju inkurajon të bëni më mirë dhe ju lejon të rebeloheni nëse ankthi ju ka pushtuar për shumë muaj.

AKREPI: Nuk ka dyshime që do të ecni para, por të gjitha bashkëpunimet dhe ndryshimet e reja që kanë ndodhur deri më sot ju kanë kushtuar shumë mund. Duhet të duroni ende njëfarë pasigurie në shtator. Vonesa të vogla rreth datës 11. Kjo situatë astrologjike mund të ndikojë tek ata që kanë filluar një kurs të ri studimi, ose duan të rriten profesionalisht, sepse pavarësisht përgatitjes, duket se duhet t'ia nisin nga e para. Mos u shqetësoni nëse jeni të rinj, përpjekjet tuaja do të shpërblehen brenda pak muajsh. Thjesht duhet ta përballoni shtatorin me qetësi të madhe, duke shmangur rebelimet apo momentet e ankthit të madh. Me sa duket, ju dëshironi të çliroheni nga situatat që nuk ju pëlqejnë dhe po luftoni për të pasur vendin që ju takon. Vlerësoni gjithmonë me kujdes propozimet dhe njerëzit me të cilët do të bashkëpunoni.

Keni nevojë për pak qetësi në jetën tuaj, lajmi i mirë është se edhe këtë muaj do të keni vështirësi në planin personal. Megjithatë, mosmarrëveshjet e vogla mbeten të hapura. Disa shenja mund t'ju zemërojnë. Bëni kujdes me Ujorin, Demin dhe Luanin. Gjithsesi, pavarësisht nga shenja, nëse përballeni me një person armiqësor, të largët ose të heshtur, duhet ta largoni. Është e qartë se në një moment si ky çdo ndryshim rëndon dhe duke qenë se tashmë jeni të tensionuar që nga mesi i majit, është normale që dëshironi të relaksoheni. Në familje duhet gjithmonë pak më shumë durim. Nevojat familjare rriten dhe ju mendoni se keni nevojë për më shumë siguri. Në çift mund të ketë shumë debate për çështje financiare.

Nuk janë kapërcyer ende tensionet për shkak të paqëndrueshmërisë nervore. Është më mirë të shmangni telashet të hënën e muajit. Bëni gjithçka me qetësi, ditët nga data 27 deri në datën 30 janë më të mira.

Horoskop