
Pse luhatjet e motit rëndojnë reumatizmën? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...
Nga Paolo Fox
UJORI: Për të gjithë ata që kanë një kompani, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të grupit, apo heqja dorë nga një projekt që nuk ju kënaq më. Vendimet më të rëndësishme janë marrë tashmë gjatë majit dhe qershorit, ndaj tani duhet të pranojmë se gjithçka ka ndryshuar, ose po ndryshon dhe të përshtatemi. Nëse ka një krizë të vogël me të cilën duhet të përballet një kompani, vendosni për një transformim. Nuk mund të zgjidhni gjithçka vetë. Duhet këmbëngulje, por dini të jeni tepër të vendosur, jo vetëm kur doni të arrini një qëllim, por edhe kur keni një mision për të përmbushur dhe dëshironi ta kryeni me çdo kusht. Data 23 do të jetë e favorshme. Duket se në shtator duhet të tregoni vlerën tuaj. Kontratat e reja janë afatshkurtra. Nëse doni të filloni një punë, dikush do t'ju kundërshtojë. Jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe shumë jua njohin vlerat, por ndonjëherë e keni të zorshme të ushtroni autoritetin tuaj. Mos u zemëroni, sigurisht që ndikon fakti që disa planetë janë ende kundër. Përpiqeni të bëni gjëra të reja dhe ndoshta prandaj duhet të diskutoni dhe të sqaroni këndvështrimin tuaj. Mos u fshihni pas justifikimeve apo mistereve. Mbrojeni atë që dëshironi, edhe nëse mund të tensionoheni.
Ata që kanë qenë me të njëjtin person për disa kohë, këto ditë janë të zhytur në mendime dhe janë bërë nervozë. Pakënaqësitë e shfaqura në ditët e para të shtatorit do të nxisin debate. Çiftet që kanë arritur në këtë pikë kanë shanse të shkëlqyera për t'u rikuperuar nga tetori. Nuk është e thënë që duan të ndahen, edhe sepse ata që kanë përjetuar një krizë të madhe ndoshta e kanë bërë tashmë një hap të tillë muajt e fundit. Megjithatë, është normale të ndiheni të lodhur përballë diskutimeve të vazhdueshme për jetën e përditshme, pronat, por edhe edukimin e fëmijëve, nëse ka. Kushdo që së fundi i ka dhënë fund një historie ose ka larguar dikë, nuk duhet t'i rikthehet një marrëdhënieje mbytëse. Dhjetëditëshi i fundit i shtatorit sjell më shumë qetësi.
Duhet të përpiqeni të kujdeseni për fizikun tuaj, pasi stresi ka disa muaj që dominon jetën tuaj. Tani me Marsin aktiv është më e lehtë të kujdeseni pak më shumë për trupin tuaj. Madje mund të jetë ideal edhe një kurs fitnesi. Datat 11 dhe 12 janë të trazuara, ndërsa kurat janë të favorizuara nga data 25 deri në 30. Është përherë mirë të shmangni punën e tepërt ose rreziqet e panevojshme.
PESHQIT: Vazhdon ndikimi i Mërkurit, që e bën pak më të vështirë shlyerjen e hesapeve të lëna pezull. Me pak fjalë, shtatori është një muaj i shtrenjtë, kjo është e vetmja e metë. Shpenzimet për shtëpinë dhe zyrën janë në rritje, por nuk mungon dëshira për të fituar para dhe është e vështirë të gaboni duke pasur planetët më të rëndësishëm në favorin tuaj. Debatet e mundshme me shefin, tendenca për të mos gjetur veten në grupin e punës ose vështirësi për të zbatuar mirë një rol, orar ose detyra, të pranuara më shumë nga zori sesa nga bindja reale. Disa vonesa do të jenë të pashmangshme. Do t’ju dominojë njëfarë ankthi dhe datat 13 dhe 14 mund të jenë më të vështira për t'u menaxhuar. Këto janë situata të përkohshme, pasi i kontrolloni gjithmonë veprimet tuaja, por vetëm tani nguteni për t’u shkuar gjërave deri në fund, duke pasur edhe ankthin se si do të dukeni në sy të të tjerëve. Me Jupiterin të favorshëm, Saturnin aktiv dhe Uranin të predispozuar për ndryshime të mira, mos u ndalni para pengesave.
Kjo situatë e tensionuar në lidhje me paratë ose punën, mund të ndikojë pjesërisht edhe në dashuri. Mos filloni një debat brenda një muaji që nxit polemika nga hiçi. Duket e kotë të mendoni për dashuritë e vjetra. Ata që kanë vendosur të ndahen mbeten në pritje të lajmeve, ose shijojnë periudhën e lirisë së plotë pa i premtuar askujt asgjë. Marrëdhëniet më të forta u rezistojnë problemeve të jetës, edhe nëse në mes të muajit mund të ketë një pauzë për reflektim. Këto janë ditë të përshtatshme për të reflektuar mbi qëndrimet dhe ndjesitë e së shkuarës. Ata që kanë luftuar shumë për të jetuar një marrëdhënie në dritën e ditës tani thonë saktësisht atë që mendojnë. Ata që janë të pavendosur mes dy historive, duhet të zgjedhin. Do të ishte më mirë të nxitonin. Në tetor mund ta kenë më të vështirë për të vendosur.
Shqetësime në shtëpi, pasi keni një të sëmurë që ka nevojë për kujdes. Ndihma juaj do të bëjë mrekulli.Kundërshtimi i Mërkurit sjell pak shqetësim dhe në ditë të caktuara edhe lodhje fizike. Mos abuzoni me lodhjen në datat 6, 7, 14 dhe 21. Këshillohet të kufizohen keqkuptimet në ambientin e punës dhe të shmanget kthimi në shtëpi me fytyrë të ngrysur. A është e mundur që gjërat t’ju shpëtojnë? Ndoshta jo për një njeri të ndjeshëm si ju, por mund ta provoni!
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar së fundmi së varësia e saj ndaj drogës për pak i ka marrë jetën teksa ishte dhe n&eu...
PËRBERESIT: 3 kokrra vezë, 100 g gjalpë, 150 g sheqer, 300 g miell, 1 lugë çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, &frac...