Mirëqenie / 4 Shtator 2023, 13:19

Këto sporte duhet të ushtrohen patjetër pas pushimeve për të ruajtur formën fizike

Këto sporte duhet të ushtrohen patjetër pas pushimeve për

Që në muajin shtator, fillojmë të ndjejmë lodhjen e ndryshimeve të stinës, kështu që për të ruajtur formën e ditëve të bukura, duhet të vazhdohet të ushtrohet trupi duke u marrë rregullisht me sport. Më poshtë, do të gjeni pesë sporte të këndshme me të cilat mund të merreni në periudhën pas pushimeve.

Ushtrimi i sportit në shtëpi

I realizueshëm dhe pak i kushtueshëm, sporti i ushtruar në shtëpi mund të jetë shumë i efektshëm: mund të bëni ushtrime klasike për muskujt, xhoging, etj., por mund të merrni një tapet vrapimi apo biçikletë shtëpie.

Në rast se doni të jeni të motivuar për një kohë më të gjatë, mblidhni një grup miqsh, të cilët ashtu si edhe ju, duan të mbajnë veten në formë.

Kërcimi

Vetëm apo në çift, kërcimi tanimë është demokratizuar dhe për të kërcyer, ju nuk jeni më të detyruar të merrni pjesë në kurse kërcimi. Mjafton të shkoni në mbrëmje me muzikë salsa apo rumba, të drejtuara nga profesionistët.

Boksi

I shkëlqyer për të ruajtur formën fizike, boksi është një sport që vë në lëvizje të gjithë muskujt. Merruni rregullisht me boks dhe do të shihni një përmirësim të dukshëm të gjendjes fizike.
 
Noti

Si gjatë periudhës së verës ashtu edhe gjatë periudhës së dimrit, mund të shkohet në pishinë. Notimi relakson, por në të njëjtën kohë vë në lëvizje muskujt.

Ecjet dhe shëtitjet

Shfrytëzoni bukurinë e peizazheve të vjeshtës dhe motin ende të butë për të bërë shëtitje në mal apo në qytet.

Horoskop