I shkurtër dhe i bukur, Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës së tyre
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Karotat bëjnë pjesë në grupin e perimeve më të shëndetshme në botë. Ato përmbajnë vitamina esenciale dhe minerale që mundësojnë rënien nga pesha, rritjen e energjisë, forcimin e sistemit imunitar, parandalimin e disa sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Edhe pse gjenden në treg në çdo kohë, mjekët këshillojnë që të shtoni konsumin e tyre sidomos pas përfundimit të pushimeve, dhe rikthimit në punë a shkollë. Living ju njeh me të gjitha arsyet përse duhet të dini lëng karote çdo ditë, ja ç’i ndodh organizmit tuaj.
Furnizon trupin me vitaminë C: Vitamina C është shumë e nevojshme për sistemin imunitar. Ajo ju mbron nga gripi, e ftohura dhe nga viruset e tjera. Përveç kësaj, vitamina C nxit shërimin më të shpejtë të plagëve në trup.
Kalium: Karotat janë një nga burimet më të mira të kaliumit, mineral ky mjaft i nevojshëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq, parandalon koagulimin e gjakut dhe stimulon prodhimin e proteinave.
Vitaminë A: Kjo vitaminë zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Lëngu i karotës është shumë i pasur me vitaminë A.
Karotenoidet: Këto substanca janë agjentë antikancerogjenë. Ato ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, zorrës së trashë, fshikëzës dhe kancerit të gjirit.
Mangan dhe magnez: Shumë njerëz kanë mangësi të theksuar të këtyre mineraleve. Lëngu i karrotës është burimi i përkryer për ta.
Ju duhet të konsumoni një gotë lëng karote çdo mëngjes. Përfitimet në shëndet do të jenë të shumta dhe do të ndiheni më energjikë për ta përballuar pjesën tjetër të ditës.
Ish banorja e Big Brother Vip, Sara dhe partneri i saj Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë së s...
Një pemë gjigante është rrëzuar pasditen e sotme në kryeqytet si pasojë e erës së fortë dhe shiut t&eu...
Gazetarja e njohur Anila Basha ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në podkast me Mira Kazhanin. Nga nisja e karrier&eu...