Astroliving / 4 Shtator 2023, 19:31

Nëse doni shumë kohë që të bëheni gati për të dalë, ndoshta është faji i shenjës së horoskopit

Nëse doni shumë kohë që të bëheni gati për

Të gjithë e njohin dikë që merr pafundësisht kohë për t’u bërë gati dhe shpeshherë e gënjejmë për orarin, i themi 2 orë para që të mbërrijë në kohën e duhur, por që askush s’e di sesi prapë ia del që të vonohet.
 
Ekziston një probabilitet që personi në fjalë të jetë:
 
Luani

Një gjë që dihet për Luanin është se do të jetë gjithnjë ekstra! Luani vishet sikur do takojë armikun e përbetuar, do të jetë në formën më të mirë të mundshme, me makeup-in perfekt dhe kombinimin e përsosur, ndaj s’është fare çudi që të jetë gjithnjë vonë. Ah, sheh dhe veten në çdo pasqyrë dhe ndalet ca çaste për ta adhuruar veten.

Virgjëresha

Virgjëresha është një perfeksioniste që s’e ka shoqen dhe do që para se të dalë, gjithçka të jetë në vendin e duhur. Pra, Virgjëresha s’e ka problem fare të shpenzojë 2 orë që të rregullojë edhe qimen e fundit të flokut.
 
Peshorja

Peshorja ka super stil, por kjo s’do të thotë që nuk përkushtohen që të duken yje. Kjo shenjë, si një shenjë ajri, është e fiksuar me autentiken dhe uniken, ndaj shpenzon mjaftueshëm kohë që të duket sa më e veçantë në çdo kombinim. Peshorja vishet sikur do pozojë për Vogue dhe sapo e shohin të tjerët, mrekullohen dhe harrojnë se është vonuar nja 4 orë të mira.

Horoskop