Kuzhina / 5 Shtator 2023, 17:43

Supë magjerica

Supë magjerica

Kjo recetë u përgatit nga Gastronomia shqiptare

Përbërësit: 1 kg të brendshme, 2 feta limoni, 1-2 qepë të thata, 1-2 thelpinj hudhër, 5-6 qepë të njoma, 2 fletë sallatë jeshile, 1 tufë koper, 100 g oriz, 50 ml verë e bardhë, 5-6 lugë gjelle vaj ulliri, 2 gjethe dafine, 1 degëz rozmarinë, lëkurë e grirë limoni, 2 vezë për të prerë supën, kripë dhe piper kokërr.

Përgatitja: Në një tenxhere vendosim të ziejnë për 10 minuta të brendshmet e bagëtive me piper, dafinë dhe 2 feta limoni. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën dhe rozmarinën. Shtojmë të brendshmet të cilat i kemi prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper ose pak koncentrat dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe e lemë të ziejë për 40 minuta. Më pas shtojmë orizin dhe në fund qepët e njoma, koprën dhe sallatën jeshile. Rrahim 2 vezë me lëngun e 2 limonëve dhe pak lëkurë të grirë limoni. E përziejmë mirë me tel dhe e hedhim në supë. Rregullojmë shijen e supës dhe e servirim.

Horoskop