Modë / 6 Shtator 2023, 12:18

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit të kuq në Festivalin e Filmit të Venecias

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Në Festivali i Filmit në Venecia po përforcohet një trend i ri dhe tepër i pëlqyer, ai i luleve maxi 3 dimensionale në fustane. Zendaya, Jennifer Lopez, Rita Ora, Carla Bruni dhe Sydney Sweeney janë parë ta kenë përqafuar me shumë elegancë këtë trend.

Por ky stil nuk ka përjashtuar edhe meshkujt, Jared Leto e dëshmon këtë. K lloj modeli duket sikur lulet e ndryshme, trëndafilat, zambakët etj., lulëzojnë në funde, fustane, xhaketa e këpucë të yjeve që i mbajnë veshur.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Giorgio Armani synonte të tërhiqte vëmendjen me pamjen e Sydney Sëeeney e cila mbante veshur një fustan të zi, me prerje në pjesën e barkut, dhe me një trëndafil të kuq me shkëlqim në pjesën e gushës. Një fustan super I bukur me elegancë të shtuar nga trëndafili i kuq maxi.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Edhe Carla Brown zgjodhi një fustan paksa të ngjashëm, të Valentino, i zi dhe me një trëndafil 3D në ngjyrë argjendi me shkëlqim në pjesën e gushës.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Me një dukje super elegante dhe që nuk mund të mos vihej re, u shfaq Rita Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare mbante veshur një fustan tyl të zi shumë transparent, me një lule gjigante të bardhë në gjysmën e sipërme të trupit.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Jennifer Lopez, e veshur nga Ralph Lauren, u shfaq me një fustan dy ngjyrësh, rozë e lehtë dhe e zeza. Në qafë mbante të fiksuar një lule mëndafshi 3D. Fustani ishte I kombinuar me aksesorë të tjerë si kapela në stil ‘princeshe’ dhe dorezat.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Në ndarjen e çmimeve SAG, nga ana tjetër, Zendaya u shfaq me një fustan ëndrrash të Valentino, krijuar posaçërisht për të nga Pierpaolo Piccioli. E bërë me një bust mëndafshi saten rozë, fustani kishte 190 trëndafila me të njëjtin material.

Ky është trendi më i ri që po marros VIP-at e tapetit

Siç e përmendëm dhe më sipër, këtij ‘look’-u nuk i rezistuan dot as meshkujt. Aktori Jared Leto, ka veshur një kostum maxi në ngjyrë blu me shkëlqim në supin e të cilit qëndronte një trëndafil me petale të mëdha.