Modë / 6 Shtator 2023, 13:45

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit, ja nga se u frymëzua stilimi i tyre dhe si mund t'i kombinoni

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Në vitin 1902 RF Outcault skicoi një personazh komik të quajtur Buster Brown. Buster ishte një djalë i vogël i cili shoqërohej gjithmonë nga motra e ti Mary Jane. Mary krah tij, u shfaq me një palë këpucë të zeza, që kishin një rrip në pjesën e sipërme të këmbës. Një stil ky që u bë frymëzim në ato vite për t’i krijuar vërtetë. Dhe në fakt ato u krijuan, u pëlqyen dhe u veshën nga të gjitha.

Në vitin 1904 një fabrikë këpucësh në Misuri, ‘Brown Shoe Company’ fitoi të drejtën për t’i prodhuar dhe për të përdorur personazhet nga ku dhe u frymëzua, për të reklamuar produktet.  Fillimisht ato u stiluan të ulëta dhe me një rrip pranë kyçit të këmbës njësoj si ato në letër.

Mary Janes janë një model këpucësh të thjeshta dhe shumë komode, përgjithësisht stilohen në ngjyrë të zezë. Ato gjenden në industrinë e modës për vajza dhe gra të rritura ashtu edhe për vajza të vogla, sepse krijojnë një rehati më të shtuar në këmbë sesa ‘balerinat’. Vitet bënë që këpucët Mary Jane të mos njihnin kufij në përdorim dhe nga këpucë vajzash, ato u etiketuan si këpucë femrash, sidomos pas vitit 1920 kur atyre iu shtua edhe pjesa e takës.

Ky model i veçantë ka qenë zgjedhje e shpeshtë edhe nga yjet me famë botërore ndër vite. Nga 1930-a deri përgjatë viteve 1940 në Europë, ‘Mary Jane’ pushtoi kinematë. Shirley Temple i veshi ato në filmin Little Star (1934) dhe kontribuoi në popullaritetin e tyre. Gjithashtu u bënë shumë të dashura në vitet ’60 nga Twiggy dhe Jean Shrimpton.

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Nëse do të pyesnit se me çfarë mund të kombinojnë më shumë? Sigurisht me fundet mini, midi, fustane dhe xhinse ato do të dukeshin ‘perlë’. Janë këpucë që mund të gjejnë përdorim në çdo orar të ditës, si për dukje elegante ashtu dhe më sportive. Mund të vishen me çorape mbi kaviljen ose dhe me çorape të shkurtra, me geta, ose me geta deri sipër gjurit.

Ndaj nëse nuk i keni një palë të tilla në garderobën tuaj, mos u mendoni dy herë. Ato janë rikthyer bujshëm në industrinë e modës këtë sezon vjeshte.

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Këpucët "Mary Jane" më 'IN' të momentit,

Horoskop