
Pse Rihanna zgjodhi të vishte djalin me rozë në fotot e tij të para?
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Ndieni nevojë për detoksifikim? Provoni të krijoni lëngun super të shëndetshëm nga rrush jeshil, selino dhe limon. Të tre këta produkte janë të njohura për vetitë e shumta ushqyese. Selinoja përmban vitamina dhe minerale esenciale duke përfshirë folate, vitamin B6, vitamin K dhe vitamin C. Është gjithashtu e mbushur me antioksidantë dhe enzima.
Limoni pastron organizmin dhe rrushi përmban një përbërje kimike të quajtur resveratrol. Studimet kanë treguar se resveratroli mund të ndihmojë trupin të metabolizojë acidet yndyrore, të rrisë nivelin e energjisë dhe të përmirësojë metabolizmin e përgjithshëm dhe të gjitha këto ndihmojnë gjithashtu në humbjen e peshës.
Receta: 2 filxhanë selino të grira në copa të mëdha ose rreth 4 apo 5 kërcell, 1 limon i qëruar dhe pa fara, 1 filxhan rrush jeshil, 1 kastravec dhe pak kriper për shije.
Përgatitja: Shtoni selinonë, limonin, rrushin, kastravecin, 1 filxhan ujë të ftohtë të filtruar në një blender dhe përpunojeni rreth 30 sekonda. Kullojeni lëngun në një enë dhe vendoseni në frigorifer për një orë ose më shumë. Shërbejeni të ftohtë me një majë të vogël luge kripë dhe shijojeni.
Një mënyrë tjetër për ta konsumuar si pije freskuese është që me lëngun e përgatitur të bëni kube akulli dhe më pas i shtoni në një gotë me ujë të gazuar.
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe partneri i saj, Asap Rocky, na prezantuan dje për herë të parë me djalin e ty...
Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet n&eum...
Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort ...