Familja / 7 Shtator 2023, 23:57

Studimi: "Fëmijët që kalojnë me shumë kohë me baballarët janë më inteligjentë"

Studimi: "Fëmijët që kalojnë me shumë kohë me

 

 

Fëmijët rriten më të zgjuar në qoftë se që në moshë të vogël kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre janë. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga një ekip studiuesish britanikë, nga tre universitetet kryesore: Imperial College në Londër, King’s College në Londër dhe Universitetin e Oksfordit.

Studimi i botuar në “Gazetën e Shëndetit Mendor të Foshnjave” tregon efektet e dobishme të të rriturit që të vegjël me një baba të pranishëm.

Siç është shpjeguar nga The Telegraph studiuesit kanë ekzaminuar 128 baballarë në Mbretërinë e Bashkuar, nga zona të ndryshme gjeografike dhe nga sfera të ndryshme të jetës, dhe i kanë regjistruar ndërsa kalonin kohë me fëmijët e tyre. Në mënyrë të veçantë, ekspertët kanë vëzhguar sjelljen e disa baballarëve, si ndërvepronin, pa lodra, me fëmijët që tre muaj dhe pastaj pothuajse dy vjet më vonë, teksa lexonin libra.

Studiuesit në fund i nënshtruan fëmijët në një sërë testesh njohëse, duke përfshirë një provë të kuptimit të një libri dhe njohje të figurave dhe ngjyrave. Rezultati i parë i dukshëm tregon se fëmijët të cilët kishin performancën më të mirë, pavarësisht nëse ishin mashkull apo femër, janë ata që kanë kaluar më shumë kohë me babain e tyre, që në muajt e parë.

“Edhe kaq herët, pra në tre muajt e parë të bashkëveprimit të jetës mes babait dhe fëmijës, mund të prodhohen rezultate të vëzhgueshme pozitive”, shpjegon për BBC Profesor Paul Ramchandani, i cili udhëhoqi studimin.

Por nuk mjafton të kalosh kohë me fëmijët, ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është qëndrimi dhe gjendja e humorit e baballarëve. Fëmijët të cilët në tre muajt e parë të jetës kanë patur prindër të mbyllur apo depresivë, kanë marrë rezultatin më të ulët në testim.

“Ne gjithashtu zbuluam se fëmijët të cilët ndërveprojnë gjatë seancës së leximit me një baba të ndjeshëm, të qetë dhe pa ankth, janë ata që në moshën dy vjeç tregojnë zhvillim më të madh, si dhe aftësi më të mëdha gjuhësore dhe në zgjidhjen e problemeve”, shpjegon Dr. Vaheshta Sethna nga King’s College.

“Kjo tregon se aktivitetet e leximit ndihmojnë fëmijët dhe gjithashtu rezultatet tona tregojnë rëndësinë e të paturit një baba të pranishëm dhe pozitiv me fëmijët e vet”, përfundon studiuesi. / Bota.al

Horoskop