Kuzhina / 12 Shtator 2023, 16:55

Supë e shijshme me peshk kocë

Supë e shijshme me peshk kocë

Kjo recetë u përgatit nga Neps.al

Peshku kocë është fantastik për një supë, pasi ka shumë tul dhe na jep në fund një shije që mbahet mend gjatë.

PËRBËRËSIT: 2 patate, 2 karota, 1 domate, 1 kungulleshkë, 1 qepë, 2 thelpinj hudhër, 1 peshk kocë, 1 tufë majdanoz, 1 limon, vaj ulliri dhe kripë.

PËRGATITJA: Në një tenxhere me 1 litër ujë dhe pak kripë, zieni peshkun kocë. Në përfundim e lini mënjanë për t’u ftohur dhe më pas i merrni komplet tulin. Në një tenxhere tjetër me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat e grimcuara. Shtoni me rrdhë perimet e prera në kubikë të vegjël. I përzieni mirë dhe pas 3 minutash shtoni lëngun në të cilin ziet peshkun. I lini perimet të zbuten për gati 25 minuta. Fikni zjarrin dhe e bëni supën kremoze me blender. Ndizeni sërish zjarrin dhe tani shtoni tulin e peshkut kocë. Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe i shtoni në përfundim supës, lëngun e limonit dhe majdanozin e copëtuar. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Horoskop